Një i arr*atisur nga bur*gu ka bërë një marrëveshje të pazakontë me departamentin e policisë në Connecticut të Shtetet e Bashkuara, pasi ra dakord të dorëzohej nëse postimi i tij në Facebook merr 15,000 pëlqime.
Policia ka njoftuar në faqen e departamentit se Sims e kishte kontaktuar përmes medias sociale dhe të dy palët ranë dakord që ai të kthehej në bu*rg nëse postimi merr mjaft pëlqime.
Ata madje negociuan numrin e “likes” nga 20,000 sa i kërkoi fillimisht, në 15,000. Marrëveshja ka ngjallur polemika, pasi ekspertët e kri*mit e quajnë verimin “jo etik”.
Maki Haberfeld, eksperte e etikës dhe procedurave ligjore në Kolegjin John Jay, e kritikoi marrëveshjen duke e quajtur si jo etike.
“Kjo e kthen ligjin në shaka,” thekson Haberfeld. “Njerëzit do të fillojnë t’i shohin këto shkelje të ligjit si lojë.”
Jose Simms, 29 vjeç, i cili besohet të jetë duke u fshehur në Nju Jork, po konsiderohet si i arratisur pasi nuk u paraqit në gjy*katë, pas akuzave si prishja e qetësisë dhe rrez*ikimi i një fëmije.