Ballina Teknologji Facebook vjen me një tjetër ndryshim

Facebook vjen me një tjetër ndryshim

Sul*met ter*roriste në Christchurch të Zelandës së Re, ku autori mundi të transmetonte “live” në rrjetin social Facebook “veprën” e tij, ka detyruar gjigantin e teknologjisë të kufizojë shërbimin “livestreaming”.

Vendimi është marrë përpara një samiti kundër ekstr*emizmit në rrjete sociale, i cili do të mbahet në Paris, dhe ëshë thirrur pikërisht pas sulmeve ter*roriste, ku mbetën të vr*arë 51 persona.

Samiti ka për qëllim që të koordinojë përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund përdorimit të mediave sociale për të organizuar dhe promovuar ekstr*emizmin, ku lider politikë nga Evropa, Kanadaja dhe Lindja e Mesme do të takohen me përfaqësues të kompanive si Facebook, Google dhe Twitter, për të publikuar një deklaratë që bën thirrje për eliminimin e materialeve ter*roriste.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, i ka konsideruar këto masa “si hapa të mirë”, dhe do të jetë pikërisht Ardern, e cila do të udhëheqë këto samit me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Ndërkaq Facebook është zotuar se do të shpenzojë 7.5 milionë euro në teknologji që përbajtja e ndaluar të fshihet automatikisht. Këtë kufizim, kompania pritet ta zgjerojë edhe në fusha të tjera të platformës gjatë javëve në vijim, përfshi këtu ndaj reklamuesve të faqeve pro ekstre*mizmit.

“Qëllimi ynë është që të minimizojnë abu*zimin në transmetim të drejtpërdrejtë”, shkruhet në deklaratën e kësaj kompanie./Opinion.al