Ballina Aktualitet Lajme GASHI TREGON PËR ELEMENTET QË KANË NDIKUAR NË PAKËNAQËSINË E SHQIPTARËVE NË...

GASHI TREGON PËR ELEMENTET QË KANË NDIKUAR NË PAKËNAQËSINË E SHQIPTARËVE NË ZGJEDHJET

Afrim Gashi tha se politikanët duhet të jenë pragmatik dhe t’i ofrojnë qytetarëve atë që sot është reale.

“Nuk mundemi të zhvillojmë politika nacionaliste, folklorike që bien ndesh me realitetin shoqëror. Për neve, kur dihen matematikat se si zgjidhet kryetari i shtetit, është e pandershme jo e sinqertë të thirremi në vota etnike që nuk mund të kalohet në raundin e dytë apo të zgjidhet një president. Andaj ne kemi zgjedhur mekanizmin e dytë, që prej fillimit të merremi vesh me partnerin e koalicionit, të jemi pjesë e filtrimit të kandidatëve që në raundin e dytë së paku të jetë një kandidat që është më i pranueshëm”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës, i pyetur në lidhje me zgjedhjet presidenciale.

Gashi më tej tha se qytetarët kanë qenë të dëshpëruar ngase gjendja ekonomike në vend nuk është përmirësuar, ndërsa janë dëshpëruar edhe me gjendjen në drejtësi.

“Mendoj se dy problemet të pakënaqësisë së shqiptarëve në këto zgjedhje mund t’i përkufizoj me këto dy elemente: drejtësia dhe gjendja ekonomike”, tha Gashi. /SHENJA/