Ballina Aktualitet Shqipëria “Lironi Klevisin jua q** motrat”, Basha i lumtur filmon militantin (Publikohet video-ja...

“Lironi Klevisin jua q** motrat”, Basha i lumtur filmon militantin (Publikohet video-ja epike)

Kryetari i PD Lulzim Basha po merrte në video mbështetësit e PD të cilët brohorisnin në mbrojtje të ish-deputetit të Partisë Demokratike, tashmë i arrestuar, Klevis Balliu.

“Jam rrugës për në aktivin e Korçës ku do të kemi anëtarësime të të rinjve në PD. Do kemi një takim të madh të demokratëve të Korçës, ku do të anëtarësohen dhjetëra të rinj. Më pas do të kemi takim me fermerët e Dovollit,”-tha Basha.

Në kohën që kryetari i PD filmonte, mbështetësit e PD dilnin në mbrojtje të ish-deputetit të Partisë Demokratike, që është i arrestuar, Klevis Balliu.

“Lironi Klevisin, se do t’ju q*** motra”-thonë ata.

Pas kësaj, Basha mori fjalën dhe tha: Nuk durohet më Rama, kjo është fraza e vetme që dëgjoj.

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu u arrestua ditën e djeshme gjatë një tubimi në zonën e Astrit kundër kryeministrit Edi Rama.

@tn.lajmelokale
@tetovanews