Njëzet e një vjeçari J.J. nga Tetova, djembrëma (19 maj), rreth orës 22, ka denoncuar se gjatë daljes nga objekti hotelerik në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë, ku paraprakisht ka qëndruar me shkokun e tij 19-vjeçarin S.M. gjithashtu nga Tetova, ka qenë i sul*muar fiz*ikisht nga ana e tre personave edhe atë 20-vjeçarit M.A., 19-vjeçarit F.K. dhe 19-vjeçarit K.N., që të tre nga fshati Poroj i Tetovës, me të cilët janë njohur edhe më herët.
Gjatë su*lmit 20-vjeçari M.A. me mjet të mpre*htë, sipas të gjitha gjasave me thi*kë, i ka shkaktuar plagë në formë të prerjes në krahun e majtë, prej ku i njëjti është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është drejtuar për ndihmë mjeksore në Spitalin Klinik të Tetovës.
Tre personat e deno*ncuar , një orë e gjysmë më vonë janë paraqitur vetë në stacionin policor në Tetovë, ku janë mbajtur për procedurë të mëtutjeshme.
Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit.