Ballina Shëndeti Pa këtë mineral, trupi ynë thjesht nuk mundet: për kokën, nervat, zemrën

Pa këtë mineral, trupi ynë thjesht nuk mundet: për kokën, nervat, zemrën

Magnezi është një ndër shtatë mikroelementet themelore të rëndësishme për funksionim normal të organizmit, mirëpo hulumtimet tregojnë që më shumë se 50 për qind e popullatës e marrin këtë mineral në sasi më të vogël se sa është e nevojshme.

Simptomat e para të mungesës së magnezit në organizëm janë: ankthi, sindroma e këmbëve të lodhura dhe shfaqja e ngërçeve, pagjumësia, probleme me gjumin dhe lodhja.

Për këtë arsye marrja e dozave shtesë të magnezit është shumë e domosdoshme.

Bashkë me kalciumin dhe vitaminën D, magnezi është i rëndësishëm për ndërtimin e indeve kockore, metabolizmin, prodhimin e energjisë dhe sintezën e proteinave dhe acideve yndyrore.

Magnezi ndihmon në këto situata:

Dhimbja e kokës

Magnezi kontribuon në zvogëlimin e ndjeshmërisë ndaj stresit të përditshëm dhe zvogëlon shpeshtësinë e dhembjes së kokës te personat me migrenë. U nevojitet personave me ngarkesa të shtuara psikike.

Ngërçet

Për shkak të humbjes së mineraleve, shumë persona vuajnë nga ngërçet e muskujve të ekstremiteteve të poshtme, prandaj për zbutjen e ngërçeve rekomandohet marrja e magnezit, i cili gjithashtu zbut vështirësitë që kanë të bëjnë me SPM-së, por ul edhe shtypjen e lartë të gjakut.

Nervozizmi

Shpesh merret për ndikimin pozitiv në sistemin nervor.

Pagjumësia

Magnezi është ilaç natyral kundër pagjumësisë.

Mbron zemrën

Magnezi normalizon ritmin e zemrës dhe ul shtypjen e gjakut. Gjithashtu kontribuon në rregullimin e sheqerit në gjak.

Lodhja kronike

Magnezi ndihmon në prodhimin e energjisë, prandaj rekomandohet pas aktiviteteve fizike.