Shkup, 20 maj – Të gjitha subjektet politike, edhe të pushtetit, edhe të opozitës, ta drejtojnë veprimin e vet në interes së realizimit të qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut – anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si parakusht i rëndësishëm për shtet stabil, prosperues dhe të zhvilluar, njofton Koha.mk
Kjo është theksuar sot në takimin midis presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, dhe liderin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
“Të gjitha subjektet politike relevante në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën që pason duhet të demonstrojnë përgjegjësi dhe ta japin kontributin e vet në përmbushjen e agjendës reformuese, e cila është në interes së qytetarëve”, theksoi presidenti Pendarovski në takimin.
Kryetari i Lëvizjes Besa, Kasami, siç bëri të ditur Kabineti i Pendarovskit, i dërgoi urime presidentit me rastin e marrjes së funksionit dhe i ka dëshiruar sukses në punë. (koha.mk)