Ballina Kronika Filmuan veten para se të humbnin jetën, në makinë me 220 km/h...

Filmuan veten para se të humbnin jetën, në makinë me 220 km/h (VIDEO)

“Po shkojmë në Rovigo djema dhe jemi me vetëm 200 km/h, tregoju me sa po ecim.”

Këto janë fjalët që dëgjohen në një video të shpërndarë në Facebook nga njëri prej dy të rinjve të cilët humbën jetën më pas në aksin mes Modenës së Veriut dhe asaj Jugore, rreth orës 1 pas mesnate.

Dyshja filmonte veten ndërkohë që udhëtonin në autostradë, e me sa kuptohet ishin drejtuar për në një festë me muzikë techno.

“Kjo makinë është një mostër, jemi me 220 km/h”, thonë sërish.

“Të ndalojmë në një fast food? Jo, dëgjohet sërish, Po na pret dro*ga dhe gjithçka tjetër. ”

Vetura, që mbante brenda dy vik*timat: 39 vjeçarin Luigi Visconti dhe 36vjeçarin Fausto Dal Moro, është përplasur më pas me mbrojtëset anash rrugës.

Dinamika e aksidentit është ende duke u zbardhur nga policia. Sipas hipotezës më të mundshme, dy miqtë, pas përplasjes, kanë arritur të dalin nga makina. E menjëherë pas kësaj, janë përplasur nga një tjetër makinë që kalonte asaj korsie. Kjo, pasi të dy tru*pat janë gjendur në shumë metra distancë nga makina e tyre.

Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja, por për të dy nuk kishte mbetur më asgjë për të bërë. Aksidenti shkaktoi shumë trafik, por në orët e para të agimit, qarkullimi rinisi rregullisht në tre korsitë.

Artikulli paraprakVIDEO: Ndërtesa gjigante rrëzohet për… 16 sekonda
Artikulli tjetërPendarovski-Kasami: Subjektet politike të drejtohen në drejtim të realizimit të qëllimeve strategjike