Ballina Bota Përplasjet SHBA-Iran, Trump: 1500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme

Përplasjet SHBA-Iran, Trump: 1500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti Donald Trump, ka deklaruar do të dërgoj rreth 1500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme, pas tensioneve me Iranin.

“Duam të kemi mbrojtje në Lindjen e Mesme. Do të dërgojmë një numër relativisht të vogël trupash, kryesisht për mbrojtje. Disa njerëz shumë të talentuar po shkojnë aktualisht në Lindjen e Mesme. Do të shohim se çfarë do të ndodhë“,-tha Trump ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim drejt Japonisë.

“Reuters” duke iu referuar burimeve të saj është shprehur me herët se këto trupa kanë si qëllim që të ruaj stabilitetin në këtë rajon. Ndërsa shton se përveç forcave të armatosura, do të ketë dhe inxhinierë

Më parë gjatë këtij muaji ushtria amerikane ka dislokuar në Lindjen e Mesme një grup luftarak, mes të cilëve bombardues e raketa Patriot. Kjo lëvizje erdhi si reagim ndaj asaj që Uashingtoni tha se ishin të dhëna shqetësuese për një sulm të mundshëm nga Irani.

Kohët e fundit tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë rritur, ndërsa sanksionet janë shtuar, me qëllimin për të shtyrë Iranin që të bëjë lëshime përtej kushteve të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015./ Opinion.al E.Xh.