Një 55-vjeçar ka rënë në lumin Bistricë, ndërsa trupi i tij nuk është gjetur ende. Policia e Sarandës njofton se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 17:40, kur shtetasi me inicialet A.SH banues në Çukë, dyshohet se duke kaluar nga fshati Çukë për në fshatin Berdenesh ka rënë në lumin e Bistricës.
Mësohet se 55-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e djalit të tij 15-vjeçar, i cili ka deklaruar në polici se i ati ka qenë gjithashtu nën efektin e pijeve alkoolike.
“Duke filluar që prej ditës së djeshme kanë filluar kërkimet, por akoma nuk është gjetur trupi i 55 vjeçarit. Po punohet për gjetjen e tij,” thuhet në njoftimin e policisë.