Të paktën nëntë vetë kanë vd*ekur dje, përfshirë ish ministrin e Jashtëm somalez, kur ekstr*emistët isla*mikë aktivizuan një bom*bë makinash pranë pallatit presidencial në Mogadishu, tha policia. Mes të vra*rëve, ish ministri i jashtëm Hussein Elaba Fahia, i cili ishte gjithashtu këshilltar i presidentit aktual të Somalisë.
Ndërkohë ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ishte në një takim me presidentin somalez në pallatin presidencial në Mogadishu dje, kur makina plot eksp*loziv shpërtheu përpara rezidencës. Të paktën gjashtë vetë u vra*në gjatë sulmit, ndërsa 13 u pla*gosën.
Siç i tha Daçiq Tanjugut, u dëgjua një shpërthim i fuqishëm dhe në ndërkohë u tha se ishte një su*lm në të cilin kishte shumë të vde*kur dhe të pla*gosur.
Sipas Blic, Daçiq shkoi me delegacionin në një pjesë të qytetit ku ndodhi su*lm terr*orist, për fat të mirë 10-15 minuta më parë.
Daçiq shtoi se, objektivi i sul*mit ishte ish ministri i jashtëm somalez.
Kreu i diplomacisë serbe shtoi se nuk kishte evakuim të punonjësve dhe të ftuarve në pallatin presidencial.
Kujtojmë se Daçiq, prej dy vjetësh është vënë në krye të fushatës së Serbisë për t’ia zbehur njohjen ndërkombëtare Kosovës. Një gjë të tillë sigurisht e ka bërë edhe gjatë kësaj vizite.
Gjithashtu muaj më parë, Daçiq kishte prezantuar në kuvendin e Serbisë punën e tij në pengimin e Kosovës dhe në lobimin anti-pavarësi.
Madje, kjo fushatë e Serbisë është e hapur dhe nuk po hasë në pengesë e as në qortime as nga ana e Bashkimit Evropian.