Tifozët e Tiranës kanë reaguar pas videos së bërë në Lacc, ku brohorisnin në kor me termat fetar “Tekbir”, që do të thotë “Zoti është më i Madhi” dhe më pas pjesa tjetër i përgjigjeshin me “Allahu Eekber”.
Përmes një deklarate në faqen zyrtare tifo-grupi “Tirana Fanatics” justifikohen se të tilla thirrje janë bërë për të ururar myslimanët për festën e ramazanit.
Një justifikim qesharak pasi mjafton të shohësh videon ku pas koreve fetare, tifozët nisin menjëherë në mënyrë të turpshme ofendimet me fjalë banale.
Deklarata e tifozëve të Tiranës.
Tirona Fanatics, duke pare zhurmen e madhe te krijuara nga mediat dhe opinioni publik,ndjen detyrim te shpjegoje se thirrjet e djeshme ne lac, te cilat jane konsideruar provokim, ka qene kor spontan per te uruar pjesen e tifozeve tone qe ishin ne stadium por edhe te gjithe muslimanet per festen e Ramazanit, ashtu sic Fanatics ka uruar dhe do te uroje cdo feste tjeter, te te gjithe feve, duke respektuar besimin e cdo antari…
Tirona Fanatics dhe tifozet e Tirones i bashkon TIRONA, gjaku bardheblu dhe fanela. Keshtu ka qene dhe keshtu do te jete gjithmone.
TF NUK KA FE TE PERCAKTUAR e as te inponuar, ama respekton te gjitha ato, pa dallim!
*Te enjten Tirona luan ndeshjen e fundit ne 16:30 kunder flamurtarit ne Selmon Stermosi.
Prezenca e cilitdo eshte e rendesishme, te gjithe bashke aty, vetem per emrin e modh te TIRONES!
(TemA)