Ballina Aktualitet “Vendi pret t’i dalim zot”, Berisha: Vota është jetike për Shqipërinë

“Vendi pret t’i dalim zot”, Berisha: Vota është jetike për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim me Frontin për Shpëtimin Kombëtar, ka theksuar dhe një herë rëndësinë e protestave për opozitën. Ish-kryeministri theksoi se Shqipëria po pret që opozita t’i dalë Zot.

Berisha: Kjo qeveri do vetëm protesta. Prandaj është thirrur dhe protesta e 12 nëntorit, për të çelur siparin e protestave. Vendi pret t’i dalim zot. Ndërkohë në përpjekjen tonë për të rikthyer votën në shoqërinë shqiptare, jemi angazhuar në procesin e primareve, në të cilin kandidatët do zgjidhen nga anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike.

Berisha ftoi demokratët dhe anëtarët e  shoqërisë civile që të garojnë në primare dhe të kontribuojnë në një proces, i cili sipas tij, është jetik për Shqipërinë.

Berisha: Jashtë votës së lirë nuk kemi të ardhme, por vetëm largim nga Shqipëria. Ndaj dhe kjo përpjekje që bëhet nuk është e lehtë, por është jetike për të mbajtur gjallë votën dhe shpresën e shqiptarëve.  /Abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews