Ballina Aktualitet New York Times: Shqiptarët po i kërkojnë dorëheqjen Edi Ramës (VIDEO)

New York Times: Shqiptarët po i kërkojnë dorëheqjen Edi Ramës (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Gazeta prestigjioze amerikane The New York Times i ka kushtuar një video protestave që po zhvillohen në Shqipëri, duke pasqyruar përshkallëzimin e tyre dhe shndërrimin në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë së Edi Ramës.

Në videon e publikuar, media amerikane evidenton se protestat nisën nga kundërshtimi i një projekti luksoz të lidhur me Jared Kushner, por gjatë muajve të fundit janë shndërruar në një lëvizje që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama, i cili refuzon.

Më poshtë teksti i plotë i videos së The New York Times: 

“Mijëra njerëz marshuan në kryeqytetin e Shqipërisë për të protestuar kundër rritjes së kostove të jetesës dhe arsimit.

Protestuesit hodhën kokteje Molotov drejt një ndërtese qeveritare.

Policia u përgjigj me topa uji dhe gaz lotsjellës.

Demonstratat nisën seriozisht në maj, për shkak të kundërshtimit publik ndaj një projekti luksoz të lidhur me Jared Kushner.

Por në muajt e fundit, protestat janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Rama i ka refuzuar këto thirrje, duke ua hedhur fajin për protestat grupeve kundër Bashkimit Europian.”  ©LAPSI.AL