Ballina Shëndeti 118 këshillat më të fundit nga shkenca kundër të gjitha sëmundjeve

118 këshillat më të fundit nga shkenca kundër të gjitha sëmundjeve

DENISA SPAHO

Gjithmonë është e çuditshme të dëgjosh njerëzit kur thonë se trupi i shëndetshëm për shumë njerëz mund të prezantohet nga një formë e mirë fizike, apo siç thuhet në gjuhën mjekësore, shëndet kardiovaskular. Në të njëjtën palestër, megjithatë, çdo ditë mund të shohësh njerëz, të cilët duken njësoj si disa vjet të shkuara. Përse këta individë nuk kanë ndryshuar aspak për kaq kohë? U mungojnë njohuritë në këtë fushë? Apo nuk po stërviten me intensitetin e duhur? Trup i shëndetshëm është një frazë që përfshin disa kuptime. Idetë që ju vijnë në mend janë më tepër individuale sesa standarde. Të gjitha këto gjejnë shpjegime në suplementin e sotëm të gazetës, gjithashtu ai përmbledh 118 të rejat më të fundit nga shkenca. Studime të kryera në laboratorët më të mirë amerikanë dhe gjermanë, rekomandime për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Lajmi më i mirë nga këta laboratorë hedh poshtë jetëgjatësinë e trashëguar. Shkencëtarët theksojnë se jetojnë gjatë ata, të cilët e kurojnë ditë pas dite organizmin e tyre, me të gjitha vitaminat, karbohidratet, yndyrnat e nevojshme, pa abuzuar me alkool, duhan, dhe, mbi të gjitha ata që kane informacion mbi të rejat më të fundit të shkencës dhe që jetojnë çdo ditë me këshillat që japin mjekët ditë pas dite. Zhvillimi në mjekësi, arsim, si dhe parandalimi dhe trajtimi i sëmundjeve, kanë ndikuar në mirëqenien dhe jetëgjatësinë e përgjithshme të njerëzve. Por, ajo që ndoshta ende nuk e dini, është se, zakonet tona të përditshme, që në pamje të parë duken të parëndësishme, ose e shkuara jonë, mund të ndikojnë në jetëgjatësinë dhe mirëqenien tonë. Këto e shumë këshilla të tjera në një suplement prej pesë faqesh, për një trup të shëndetshëm. Ja ku vijnë të dhënat e fundit të shkencës, të bazuara në disa shenja, që përcaktojnë se ju keni jetë të gjatë dhe këshilla që mund t’i zbatoni për të zgjatur jetën tuaj.

15 mënyra për të jetuar më gjatë

1- Mos flini me orar të zgjatur

Ky është një faktor i cili nuk duhet nënvlerësuar aspak. Gjumi mbi 7 deri 9 orët e rekomanduara mund ta reduktoje jetën në mënyrë të dallueshme nga ata persona që zbatojnë një orar të pranuar gjumi. Studimet kanë treguar se personat që flenë më shumë se tetë orë në natë kanë një rast më të madh vdekjeje nga sëmundje të ndryshme sesa ne rastet normale. Por edhe vonesat e natës, party-t nuk i bëjnë mirë shëndetit. Studimet thonë se më pak se katër orë gjumë dhe pagjumësia shtojnë rrezikun për vdekje. Njerëzit të cilët flenë midis gjashtë dhe shtatë orëve për natë kanë mundësinë për të jetuar më gjatë.

2- Duhet të jeni optimistë

Studimet e bëra nga Mayo Clinic në Rochester, zbuluan se njerëzit optimistë kanë mundësinë ta reduktojnë rrezikun e vdekjes në 50 për qind krahasuar më ata persona të cilët janë të zhytur në pesimizëm. Rezultatet e publikuara në Gusht 2002 nga ky studim treguan se: Individët të cilët e shihnin jetën me një vështrim pozitiv janë probabilisht më pak të stresuar, më tepër të zënë me punë që i mbushin me harmoni, janë më të qetë dhe më të shëndetshëm. Kështu optimistët kanë presion më të ulët të gjakut se pesimistët, të cilët nën ndikimin e mendimeve të tyre pesimiste janë më të “prekurit” nga stresi.

3- Një jetë e kënaqshme sek*suale

Ky faktor nuk ka shumë nevojë për koment sepse të gjithë e dimë se se*ksi ndihmon për një shëndet sa më të mirë dhe rrit jetëgjatësinë. Duke iu mbështetur studimeve, se8ksi nuk nënkupton thjesht një ritual të ndjekur, por ka të bëjë me krijimin e një intimiteti, situate të këndshme që i shton jetës edhe kënaqësitë seksuale. Në këtë mënyrë shmanget stresi, ndiheni më të lumtur dhe më të përmbushur, të gjithë këta faktorë mbajnë në normën e duhur nivelin e gjakut dhe mbrojnë nga sëmundjet e ndryshme të zemrës. Këto studime u publikuan në Prill 2004 në një gazetë amerikane treguan se: “Frekuenca e një ejakulacioni të lartë redukton rrezikun e kancerit të prostatës”.

4- Mbani kafshë shtëpiake

Njerëzit të cilët mbajnë kafshë shtëpie, veçanërisht qen, janë më pak të stresuar dhe janë ata që shkojnë më pak për vizitë të psikologët e tyre, në krahasim me ata që nuk mbajnë kafshë shtëpie. Rastet e mbijetesës nga ataku i zemrës të personat që mbajnë kafshë shtëpie janë 12 për qind më të larta, sesa ata njerëz që nuk mbajnë asnjë kafshë në shtëpitë e tyre. Kafshët shtëpiake dihet se kanë presionin më të ulët të gjakut dhe kjo ndikon edhe të ata që rrinë pranë me këto kafshë. Arsyet e këtij ndikimi janë të lidhura me faktorë psikologjikë, si është fakti që prania e një kafshe shtëpiake shmang vetminë dhe depresionin, të bën të qeshësh në disa raste e të luash me to, si dhe të ushtrohesh apo të dalësh për shëtitje.

5- Bëni çdo vit analizat e gjakut

Sipas një studimi të bërë është testuar se rreth gjysma e të sëmurëve me sëmundje zemre, e cila mban numrin 1 për vdekjet nga sëmundjet në USA, kanë nivel normal të kolesterolit, i cili ngre dyshime të shumta mbi rrezikun që sjell mos testimi i tij i herëpashershëm në sëmundjet e gjakut. Analizat e gjakut tregojnë nëse ruhet apo jo në normat e duhura niveli i kolesterolit. Niveli i lartë i kolesterolit shkakton 90 për qind të rasteve me sëmundje zëmre. Rezultatet e testimit mund të rregullohen më ndërhyrje mjekësore apo dieta të ndryshme të këshilluara nga mjeku.

6- Të ardhura më të larta

Sipas statistikave të Qendrës Ndërkombëtare të Shëndetësisë 24% e Amerikanëve të ardhurat e familjeve të së cilëve janë më pak se 20 000 $ janë të prekur nga sëmundjet kronike, ndërsa vetëm 6 % e njerëzve me një sasi të ardhurash prej 75 000 $ ose më shumë e kanë këtë problem. Zakonisht grupet e popullatës që kanë më shumë probleme me shëndetin, kanë të ardhura më të ulëta dhe më pak edukim. Një shpjegim më I plotë tregon se të ardhura më të larta lejojnë një jetesë më të mirë, të shëndetshme dhe të qetë. Edhe pse puna herë pas here shkakton stres një pagë e kënaqshme jo vetëm e justifikon atë por edhe rrit të ardhurat e mundësinë për një dietë të shëndetshme.

7- Lini duhanin

Të thuash se pirja e duhanit i bën keq shëndetit është pak. Duhani është një nga shkaktarët kryesorë të shumë sëmundjeve të mushkërive, kancerit, gjakut etj. Pirja e duhanit mund të sjellë mundësinë për të pasur kancerin e prostatës. Po ashtu burrat në moshë të mesme që pinë duhan në mënyrë të tepruar kanë mundësinë për të pasur forma më të ndërlikuara të kancerit të prostatës. Meshkujt që nuk pinë duhan e reduktojnë në 50 për qind rrezikun e kancerit të prostatës. Sipas studimeve të bëra mbi pirjen e duhanit, cigaret “kanë në dore” vdekjen në moshe të hershme te shumë duhanpirës.

8- Shmangni mërzitjen

Studimet e bëra nga Johns Hopkins në vitin 2002, treguan se meshkujt të cilët zemërohen shpejt apo shfaqin shenja të dukshme mërzie si kundërpërgjigje ndaj stresit janë rreth tre herë më tepër më të prekur nga rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme të zemrës, në krahasim me meshkujt të cilët paraqesin përgjigje me zemërim më të ulët ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 herë për të pësuar atak pas moshës 55-vjeçare. Një shpjegim i mundshëm ka të bëjë me lidhjen mes zemërimit dhe presionit të lartë të gjakut, të cilët së bashku shtojnë nivelin e stresit te një individ. Një këshillë: Pranojeni mërzinë si të pashmangshme, pas pak stresi do të rrokulliset poshtë nga supet tuaja.

9- Konsumoni antioksidantët

Antioksidantët, substanca të gjendura në ushqime të ndryshme nga kanella deri te boronica, mund të largojnë radikalet e lira, të cilat janë bashkime të paqëndrueshme me natyrë kimike, të cilat luajnë një efekt përshpejtues në pjekurinë e qelizave. Para se të vepronte ky antioksidant këto radikale të lira “pastroheshin” nga veprimi i disa qelizave antioksiduese. Kjo ndihmon në shmangien e shumë sëmundjeve, si dhe në luftimin e kancerit. Një shëndet i mirë është pasqyrë e përkujdesit për mënyrën e të ushqyerit dhe mirëqenien psikologjike. Një dietë e pasur ushqimore ndihmon për një jetë pa probleme.

10- Një martesë e lumtur

Një martesë e lumtur do të thotë më pak stres, më shumë bashkëbisedim dhe qetësi. Këto të gjitha sjellin një jetë të shëndetshme pa shqetësime. Po “martesë e lumtur” lidhet dhe me mundësitë gjenetike, pra me pjellorinë. Jetëgjatësia e gjeneve është e trashëguar, ashtu edhe aftësia e tyre për t’u riprodhuar. Po ashtu personat nuk mund të kenë fëmija në disa raste janë ata që vijnë nga prindër që zotërojnë gjene në jetëgjatësi. Martesa e lumtur përjashton stresin dhe problemet e zgjatura. Prania e fëmijëve në një familje i shton asaj gjallërinë dhe harmoninë.

11- Bëni një jetë aktive

Sapo të çoheni në mëngjes një vrap i lehtë do të rregullonte sistemin e frymëmarrjes dhe do të normalizonte presionin e gjakut. Jo vetëm që ushtrimet gjimnastikore ju mbajnë në peshë por ndikojnë edhe në shëndetin kardiovaskular, në sekretimin e hormoneve të ndryshme të nevojshme për energjinë trupore. Po ashtu mbas pak minutash ushtrimi ju ndiheni më të relaksuar, të qetë dhe pa shenja stresi. Dr.Merl Myerson thotë: “Nëse nuk e përdor atë që zotëron, do ta humbësh.” Personat të cilët janë aktivë në jetën e përditshme ndihen më mirë, janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë.

12- E qeshura të zgjat jetën

E qeshura redukton nivelin e hormoneve që nxitin stresin si adrenalina dhe kortisoli. Ato zakonisht prodhohen nga gjëndrat endokrine dhe në disa raste pengojnë qarkullimin normal të gjakut. Të qeshësh “relakson” qelizat e gjakut dhe largon urinë e herëpashershme, sepse ushqimi i shpeshte shkakton mbipeshë dhe sëmundje të ndryshme. Kur qesh largon stresin, ndihesh më mirë, më e lumtur dhe e qetë. “Një person i stresuar lexohet në fytyrë”, kjo dëgjohet shpesh. Prandaj të qeshësh ndihmon në paraqitjen e parë, shmang rrudhat dhe ndihmon për të shmangur gjendjet e vazhdueshme stresuese.

13- Ruani peshën normale

Për njerëzit të cilët janë mbipeshë apo obezë, jeta është gjithmonë në rrezik. Ata janë nën presionin e sëmundjeve të ndryshme të zemrës apo tipave të ndryshme të kancerit, kanë rrezikun më të lartë për të zhvilluar Tipin 2 të diabetit. Mënyra më e mirë për të mos kaluar në mbipeshë është një dietë e shëndetshme dhe ushtrimi i një aktiviteti të nevojshëm fizik. Sipas eksperteve nuk është e rëndësishme të dish të dobësohesh por të mundohesh të mos shëndoshesh. Të kesh një peshë normale nuk është vetëm një problem estetik i femrave, por në radhë të parë ka të bëjë me gjendjen shëndetësore.

14- “Menaxhoni” stresin tuaj

Gjithkush është nën stres për një arsye apo për një tjetër, si nga një punë e lodhshme, një provim, një grindje e lehtë apo edhe nga lodhjet e përditshme. E rëndësishme është që gjithsecili të dijë ta menaxhojë atë. Çelësi është që të njihni faktorët që e rëndojnë ditën tuaj dhe të gjeni mënyrën si t’i lehtësoni ato. Stresi shkakton nivel të lartë të kortizolit, pagjumësi dhe dobëson sistemin imunitar. “Unë mendoj se stresi vret më shumë njerëz në botë se gjithçka tjetër.” -shprehet Dr.David Fein. Gjendjet e vazhdueshme nën stres ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj, prekin zemrën, qarkullimin e gjakut, sistemin imun, etj.

15- Meditoni

Sipas Dr.Ëoodson Merrell, doktor në Spitalin Mendor të Izraelit në Nju Jork, mënyra më e fuqishme për të luftuar stresin dhe për të siguruar një jetë më të qetë është meditimi. Ai pastron mendjen nga mendimet e këqija dhe të lejon të përqendrohesh në qetësi. 15 minuta meditim kanë treguar se krijojnë një gjendje më të plotë relaksi sesa një gjumë i rënduar. Ende pa filluar dita 2 minuta meditim do të ishin të shëndetshme. Uluni me shpinën drejt dhe provoni të qetësoni mendimet tuaja, kjo do t’ju ndihmojë të përqendroheni te fjalët. Meditimi është një teknikë e cila është praktikuar në vende të ndryshme të botës në fushën e psikologjisë.

10 këshilla të nevojshme për shëndetin

1- Kujdesuni për zemrën

Nëse doni të shmangni sëmundjet e zemrës filloni nga kujdesi për dhëmbët. Eksperti amerikan i dhëmbëve, Dr. Kenneth Bueltmann, thotë se femrat që bëjnë “floos” në dhëmbët e tyre më shumë se dy herë në ditë, kanë një buzëqeshje të bukur por “floosing” shkatërron bakteret e dhëmbëve të cilat shkaktojnë sëmundje kronike. Një infeksion i gojës, nënkupton bakterin i cili futet në gjak, kontribuon jashtëzakonisht në sëmundjet e zemrës, diabetin dhe në rrugët e frymëmarrjes. Një rrezik përbën edhe kur je shtatzënë. Kohët e fundit është konstatuar se problemet me zemrën zënë vendin kryesor të sëmundjeve më të shfaqura në popullsinë shqiptare. Nuk është i pakët numri i pacientëve drejtuar qendrave spitalore për të diagnostikuar dhe kuruar problemet me zemrën. Nuk janë të pakta rastet e vdekjeve nga ataku kardiak tek pacientët që kanë probleme me zemrën. Më të prekur janë të moshuarit, por nuk janë të rralla rastet kur edhe persona në moshë të re paraqiten me probleme të tilla.

2- Shmangni sëmundjet nervore

Nëse doni të mbroni trurin tuaj, konsumoni acid folik. Nëse nuk keni një nivel normal të acidit folik në dietën tuaj, jeni të rrezikuar nga shfaqja e Alzheimers, thekson shkencëtari amerikan Judi Adams. “Acidi folik gjithashtu redukton rrezikun e kancerit si dhe rregullon nivelin e homokisteinës, një aminoacid që lufton sëmundjet e zemrës dhe e forcon atë. Agrumet janë një ushqim po aq i dobishëm sa dhe buka apo brumërat. Sëmundjet neurologjike shkaktohen nga çrregullime dhe shqetësime psikologjike, por në disa raste edhe nervore. Disa nga këto sëmundje neurologjike janë më të shpeshta me fillimin e stinës së nxehtë, por nuk mungojnë edhe rastet të cilat shfaqen vetëm në kohën e lagësht ose në stinën e ftohtë. Një nga faktorët më të rëndësishëm që është shkaktar i kësaj sëmundjeje është edhe stresi dhe sipas specialistëve, nga studimet më të fundit ky është faktori për të cilin nuk mund të ketë një mjekim specifik, por vetëm trajtime më shumë psikologjike.

3- Variçet venoze

Nëse doni të shmangni variçet venoze, bëni kontrolle mjekësore. Shumë gra, mbi moshën 30 vjeç vuajnë nga dhimbja dhe shfaqja e variçeve, por vetëm duke mbajtur sistemin digjestiv në lëvizje, mund të gjeni çelësin e shmangies së këtij problemi. Specialisti amerikan i venave, Dr. Luis Navarro këshillon: Gratë mund të parandalojnë shfaqjen e varikozës duke zgjedhur ushqime të pasura me produkte të bimëve me kërcell, gruri, orizi, etj, të cilat ndikojnë në funksionimin e rregullt të organeve të brendshme si dhe rregullojnë lëvizjen e muskujve, në rastet kur vuani nga gjymtyrët e poshtme. Evitoni dhe qëndrimin ulur me këmbët kryqëzuar.

4- Problemet me sytë

Nëse doni të shmangni problemet me sytë, kontrollojini herë pas here Duhet të bëni një vizitë të syve çdo 2 vjet, nëse nuk dëshironi të vini syze apo lente kontakti. Nuk duhet të kujtohemi për kontrollin e tyre vetëm në ato raste kur pësojmë aksident apo kur kemi pamje të turbulluar. Optometristët ngulmojnë në gjendjen shëndetësore të njeriut duke filluar që nga shqetësime të tilla si diabeti, presioni i lartë i gjakut, skleroza, si dhe tumoret në tru. Duhet të keni kujdes pasi ekspozimi i përzgjatur ose jo i duhur nën rrezet e diellit mund të shkaktojë dëmtim të syve.

5- Bëni gjumë të rehatshëm

Nëse doni të rrisni imunitetin e organizmit, bëni gjumë të rehatshëm. Shumë nga ne nuk bëjnë gjumë të qetë ose flenë pak. Profesori amerikan Joan Shaver thotë: “Gjumi i pamjaftueshëm ndikon në funksionet fizike, gjendjen shpirtërore dhe përqendrimin. Dobëson sistemin imunitar, fillon dhimbja e kokës dhe mund të çojë edhe në depresion”. Njerëzit me sëmundjen e pagjumësisë nuk qëndrojnë dot në stabilitet social, sapo nisin një punë, nuk e përballojnë dot dhe detyrohen ta lënë. Por edhe gjumi me orar të zgjatur mund të jetë problematik për shëndetin tuaj.

6- Konsumoni fibrat

Nëse doni të jeni energjik gjatë gjithë ditës, filloni me “fibra” që në mëngjes. Është provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka një efekt pozitiv në funksionimin e organeve. Ju mban në formë për një kohë të gjatë dhe gjithashtu nuk ndikon në shtim të peshës. Konsumoni produkte vegjetariane dhe ushqime me fibra. Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apendesitin, sëmundjet e zemrës.

7- Shmangni Osteoporozën

Nëse doni të shmangni osteoporozën duhet të merrni vitaminë K. Osteoporoza shfaqet në një në çdo tre gra të moshës mbi 50 vjeç në Britani dhe faktorët që e shkaktojnë janë menopauza e hershme, anoreksia si dhe përdorimi për një kohë të gjatë kortikosteroideve.

8- Mos u shëndoshni

Nëse ju doni të dobësoheni dhe të rrini të dobët konsumoni bajamet, lajthitë, arrat sepse ato rrallëherë shkaktojnë probleme në shtimin në peshë. Këta ushqyes përmbajnë lëndë, kalori e vitamina, aq sa për të shuar urinë për 2 orë. Ato përmbajnë fitokimikate të cilat reduktojnë rrezikun e kancerit në shumë organe të brendshme dhe gjithashtu luftojnë artritin.

9- Presioni i gjakut

Kujdesuni që presioni i gjakut të jetë në nivel normal. Nga presioni i lartë i gjakut vuajnë një në çdo tre të rinj në Britani si dhe shumë gra të moshës 35 deri 55 vjeçe. Dona Roberts, menaxhere në fushatat për Shoqatën e Presionit të gjakut, kujton: “të shihen me kujdes etiketat e ushqimeve, për sasinë e “fshehur” të kripës, sepse kjo është rruga kryesore nga e merrni, nëpërmjet ushqimeve.

10- Dhimbjet e kokës

Nëse doni të mos keni dhimbje koke, përdorni peshkun. Japonezët kanë një shkallë të ulët të depresionit sepse ata përdorin në gatim vajin e peshkut. Nutrionisti, Fabienne Garceau thotë se ne akoma nuk arrijmë të perceptojmë mesazhin kur flitet për këtë acid yndyror. Britanikët nuk para e përdorin peshkun, vetëm 11 % e tyre mund të marrin një herë në javë.

Të gjitha mënyrat për të jetuar mbi 100 vjeç

Yndyrnat

Janë bazë në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e përqendruar e energjisë. Marrja e tepruar e yndyrnave mund të çojë në dhjamosje. Përpos që krijohen rezerva të energjisë, yndyrat e ruajnë edhe membranën qelizore dhe marrin pjesë në formimin e vitaminave. Yndyrndat e ngopura gjenden në ushqim me origjinë shtazore: në mish, në qumshtë, gjalpë, djathë dhe vezë. Kurse yndyrnat e pangopura gjinden të ullinjtë, kikirikët, soja, luledielli, misri dhe në mishi i peshkut. Meqë yndyrnat janë mjaft kalorike, rekomandohet që të mos teprohet me to.

Fibrat

Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apendisitin, sëmundjet e zemrës. Minerale të rëndësishme janë kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, vitaminat C dhe B kompleks, që duhen marrë rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre.

Drithërat

Drithërat janë shumë të pasura me fibra. Vitaminat dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin të ruajë formën e mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale, që janë shumë të nevojshme për organizmin. Megjithëse duhen vetëm sasi të vogla, ato janë të pazëvendësueshme. Vitaminat dhe kripërat minerale veprojnë së bashku. Kripërat minerale ndikojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulore.

1- Konsumoni më pak ushqim sesa jeni të uritur. Eksperimentet e realizuara kanë treguar se jeta e një personi, i cili ushqehet normalisht dhe pa e tepruar, duke reduktuar njërin nga vaktet në 40 për qind, dyfishohet.

2- Natyra na ka bërë shumë dhurata të arta. Shega përmban minerale shumë të rëndësishme dhe vitamina të domosdoshme për trupin tonë. Nevojat e organizmit për minerale janë të vazhdueshme, ndaj duhet t’i sigurojmë ato.

3- Mjalti i luleve është po ashtu një dhuratë e mrekullueshme e natyrës për të cilin organizmi ynë ka nevojë. Ushqimet cilësore me përmbajtje të lartë vitaminash dhe lëndë të tjera ushqyese mbrojnë shëndetin tuaj dhe zgjasin jetën.

4- Lëngu i arrave të kokosit, sidomos i arrës së gjelbër të kokosit, është nektari më i pasur me vitamina për trupin e njeriut. Përbërësit e arrës së kokosit ndihmojnë në kontrollimin nga truri të shumë funksioneve që ndodhin në trupin e njeriut.

5- Shumë vitamina esenciale gjenden në fruta të tjera dhe ndihmojnë në mënyrë të pazëvendësueshme në kurimin dhe luftimin e sëmundjeve të zëmrës apo edhe shumë shqetësimeve të tjera. Frutat janë pjesë e pandarë e një dietë të shëndetshme.

6- (Beli- frut i veçantë në Angli), është dhurata më madhështore e natyrës është e dobishme për luftimin e shumë sëmundjeve të stomakut apo të sistemit që mbron tretjen e ushqimit dhe në rregullimin e normalizimin e tensionit të gjakut.

7- Konsumoni produkte vegjetariane dhe ushqime me fibra. Në këtë kategori përfshihen të gjitha perimet dhe frutat, duke shmangur ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme. Konsumoni të paktën dy vakte në ditë, veçanërisht pas perëndimit të diellit.

8- Kujdesuni për veten duke përfshirë dhe dietën tuaj ditore: Perime të ndryshme, fruta, mollë, limon, portokall, arra, lajthi, bajame, kungull, etj. Shumë njerëz kanë shëndet të mirë në sajë të konsumimit të vazhdueshëm të këtyre ushqimeve.

9- Çdo ditë është e këshillueshme që të konsumohen në të paktën një vakt produkte të freskëta të gjelbra si: Spinaq, lakër, sallatë jeshile, etj. Ato ndihmojnë në normalizimin e qarkullimit të gjakut.

10- Kungulli i verdhë dhe i pjekur mirë përmban betakaroten, e cila gjendet edhe te karotat dhe i jep energji të vazhdueshme zemrës. Përdorimi i tij ndihmon në mirëqenien e lëkurës dhe të kockave.

11- Shmangni përdorimin e sheqerit sa më shumë të jetë e mundur, sepse përdorimi i tij sjell aciditet, mbingopje të trupit me karbohidrate dhe sheqerna, si dhe shëndoshje dhe kalim në mbipeshë.

12- Shmangni kafen dhe çajin. Ato përmbajnë substanca toksike, të cilat dëmtojnë inde të ndryshme të organizmit dhe sjellin mundësitë për vdekje të hershme. Çajit i nevojiten rreth 6 orë për të shkatërruar metabolizmin e trupit.

13- Thjerrëzat po ashtu janë të pasura me lëndë ushqyese si dhe përbërës tonikë të domosdoshme për organizmin. Edhe bërthamat e ndryshme të frutave janë të dobishme për forcën muskulore dhe luftimin e diabetit.

14- Mundohuni që të paktën një ditë në javë të konsumoni vetëm fruta, në mënyrë që t’i bëni një “shpëlarje” sistemit tuaj të tretjes. Duke u munduar të mos konsumoni fare ujë, për t’i zëvendësuar nevojat për ujë me lëngje frutash.

15- Konsumoni gjethet jeshile të spinaqit, sallatës; për sëmundjet e zemrës dhe diabetit. Shtoni lakrat në dietën tuaj ditore. Një dietë e shumëllojshme do të japë edhe rezultatet e dëshiruara në shëndetin tuaj.

16- Mbani gjithmonë të njëjtën masë të gotës me të cilën pini ujë, në mënyrë që t’i jepni organizmit tuaj çdo herë ujë në të njëjtën sasi. Është mirë që uji të mos të pihet menjëherë, por pak nga pak, me pushime të vogla.

17- Po ashtu, tri herë në javë pini lëngje frutash të shtrydhura, si lëng limoni, portokalli, pjeshke, rrushi, karote etj. nevojat e organizmit për lëngje janë të vazhdueshme dhe lëngjet e frutave janë të pasura me vitamina.

18- Ndërroni vajin që përdorni për gatim nëse e vini re se ai nuk përmban lëndët e nevojshme ushqyese. Duhet të jeni të sigurt që vaji që ju përdorni për gatim të mos përmbajë elementë të dëmshëm dhe të jetë i kontrolluar.

19- Mos konsumoni kripë me shumicë. Përdoreni atë sa më pak të jetë e mundur. Mos harroni se çdo produkt i krijuar nga natyra nuk është i kripur në shijen e tij, ai është zakonisht i ëmbël ose i athët.

20- Produktet e drithërave dhe veçanërisht gruri, produkte të cilat përmbajnë vitaminën E dhe zgjasin jetën. E dobishme është edhe përdorimi i sojës, e cila përmban 9 lloje vitaminash, të domosdoshme për funksione të ndryshme të organizmit.

21- Produktet e konservuara përmbajnë lëndë të ndryshme ushqyese, të cilat janë të rekomanduara për të ruajtur në normë presionin e gjakut si dhe çrregullime të tjera që mund të ndodhin në organizmin tonë.

Ç’thonë mjekët për të jetuar më shumë

Stërvitje dhe joga

1- Trupi i njeriut duhet të jetë gjithmonë në lëvizje

2- Lubrifikues- Lëvizjet e stërvitjes janë në lakueshmëri me lëvizjet e trupit

3- Karrikimi i baterisë- Rrezet e sistemit nervor janë si një bateri e trupit

4- Sistemi ftohës- Çlodhja furnizon freskinë e trupit

5- Një dietë e duhur, ushqim, ajër, ujë, si karburant për trupin

6- Shofer i ekuilibruar- Mendja është shoferi i trupit

7- Bëni rregullisht ushtrime të lehta

8- Mos bëni ushtrime të lodhshme siç është vrapimi i shpejtë

9- Ecja e lehtë është ushtrimi më i mirë për të luftuar sëmundjet

10- Jeta në një vend të ftohtë ul ritmin e metabolizmit të trupit 11- Frymëmarrja e thellë ndikon në jetëgjatësinë e një personi

12- Ritmi normal i frymëmarrjes sonë duhet të jetë 1:4:2

Stërvitje dhe joga

13- Mbajeni trupin drejt

14- Përpiquni të merrni frymë lirisht si gjatë ditë ashtu dhe gjatë natës

15- Kujdesuni për organet e brendshme duke u marrë me aktivitet fizik

16- Hani perime të ziera, duke praktikuar ushtrime joge dhe shmangni stresin

17- E rëndësishme është kujdesi për mendjen

18- S’ka joga më të rëndësishme se kontrolli i mendjes

19- Mbajeni mendjen të zënë dhe aktive me shumë punë fizike

20- Jetoni të qetë, shmangeni zemërimin dhe inatet e dëmshme

21- meditimi ndikon në tensionin i lartë, harresën dhe plakjen 22- Vazhdoni të kënaqni mendjen edhe kur keni probleme me shëndetin

23- Merreni jetën si ju vjen, mos u stresoni nga problemet e pashmangshme

24- Merruni me punë në ajër të pastër

Ushqim suplementar dhe forcues i përgjithshëm

1- Vitamina komplekse B është nga më të përdorshmet dhe efektive në dietën suplementare dhe duhet të merret nga ushqimi juaj i përditshëm. Ajo gjendet më shumë tek farat e lakrave të kuqe.

2- Biokimiket në kombinim – nr 28, përmbajnë të 12 llojet e kripërave që merren nga trupi gjithmonë. Është një forcues i përgjithshëm dhe duhet të merret pas ushqimit.

3- Marrja e përditshme e vitaminës C rrit veprimtarinë dhe jetëgjatësinë e trupit.

4- Pjesa e të gjithave produkteve dietetike shkakton në disa raste sëmundje, prandaj përpiquni t’i shmangni ato.

5- Pjesa e të gjithave llojeve të produkteve të erëzave mund të shkaktojë sëmundje të sistemit kardiovaskular.

6- Merrni ujë të ngrohtë pas çdo vakti për të kontrolluar shëndoshjen dhe për të përmirësuar tretjen e ushqimit.

7- Herët në mëngjes, pa larë dhëmbët, pi një gotë me ujë, pastaj të gjitha mikrobet e mbledhura do të kalojnë në stomak. Kjo metodë kryesisht është e ngjashme me hemeopatinë dhe është përdorur gjerësisht në Japoni për të zgjatur jetën dhe të kurojë disa sëmundje automatikisht.

8- Mr. Morarji Desai, ish-kryeministër i Indisë, iu drejtua terapisë së auto-urinës kur ai kishte provuar të gjitha llojet e terapive dhe dështoi për të pasur ndonjë kurë prej tyre.

9- Pasi të lash fytyrën me ujë, mos e fshij. Lëre të thahet vetë. Ajo e mban lëkurën të thatë dhe të shëndetshme.

10- Flini me kokën në drejtim të jugut, ajo ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut të trupit, i përshtatshëm dhe për lidhjet e trupit me fushën magnetike të tokës.

11- Kur të flini duhet që pjesa e këmbëve të krevatit të jetë më e lartë se ajo e kokës. Ajo rrit qarkullimin e gjakut më shumë në pjesën e kokës. Ajo ju mban të ri dhe përtërin funksionet e trupit.

12- Mbaj ujë magnetik. Ju mund ta përgatisni atë duke mbajtur një gotë me ujë me dy magnete, njërin në krye me polin Veri dhe tjetrin poshtë gotës me polin e Jugut. Mbajeni atë çdo natë dhe pijeni të nesërmen në mëngjes.

5 KESHILLA TE ÇUDITSHME

Konsumi ditor i aspirinës duhet të jetë 1 e katërta e tabletës 100 miligramëshe, mënjanon rrezikshmërinë e atakut në zemër. Aspirinat ndalojnë procesin e pjekurisë duke i mbajtur indet fleksibël. Ai është gjithashtu i mirë për sytë.

Çdo ditë në vrimat e hundës vendosni pak vaj mustarde të përzier me pak ujë. Ai është i dobishëm për sytë dhe i mban rrugët e frymëmarrjes të pastra dhe të lëmuara. Efektet e tyre janë të kënaqshme dhe të dobishme.

Çdo ditë shpërndani vaj mustarde në gishtat e këmbës, ajo të ndihmon për të përmirësuar shikimin e syve. Një sërë e këtyre teknikave kanë efekt qetësues dhe relaksues, pas një dite të lodhshme.

Cigaret apo krejt llojet e duhanit apo drogave të ndryshme dobësojnë apo çojnë deri në shkatërrim arteriet dhe organet e frymëmarrjes. Nikotina krijon një lloj tape që pengon oksigjenin të hyjë në inde, dhe pa oksigjen qelizat mbeten të uritura dhe nuk arrijnë që të jenë të shëndetshme. Kështu ajo dëmton edhe lëkurën tuaj, sepse humbet shkëlqimin, epiderma thahet dhe irritohet plotësisht. Përveç kësaj nikotina prish mikroqarkullimin duke penguar prodhimin e kolagjenit.

Sekreti i kinezëve që arrijnë të jetojnë deri në 150 vjet, i dedikohet një teknike të quajtur “Lichigian”, e cila konsiston në përdorimin e ushqimeve bimore, të ushtrimit fizik dhe meditimit. Meditimi është mënyra më e fuqishme për të luftuar stresin dhe për të siguruar një jetë më të qetë është meditimi. Ai pastron mendjen nga mendimet e këqija dhe të lejon të përqendrohesh në qetësi e të relaksohesh.

SHKENCA, ZBULIME PER TË ZGJATUR VITET E JETËS

Ashtu si të gjithë njerëzit edhe vetë balerinët, njerëzit e sportit,etj. e dinë mjaft mirë se ky aktivitet fizik nuk do të vazhdojë për gjithë jetën. Gjithsecili e di se me kalimin e viteve gjendja fizike rëndohet dhe duhet treguar kujdes për shëndetin dhe fizikun. Por të ecësh, kërcesh, të merresh me aktivitete fizike është pozitive për shëndetin. Është provuar shkencërisht se aktiviteti fizik dhe ai psikologjik, sjell si rezultat edhe një gjendje fizike e mendore të shkëlqyer. Po ashtu një fakt tepër i rëndësishëm është kujdesi për dietën e përditshme, ushqimet e zgjedhura dhe të pasura me elementet e nevojshme ushqimore. Disa prej nxitësve dhe faktorëve që ndikojnë në një jetë të shëndetshme janë të njohur, ashtu siç njihen edhe faktorët negativë siç janë alkooli, duhani, drogat, ushqimet e papërpunuara mirë, etj. Pas studimeve të ndryshme revista “PsychologyToday” ka publikuar gjashtë veprime që ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor e si rrjedhim edhe në atë fizik.

Të ecësh dhe të merresh me aktivitete fizike

Një gjendje e shëndetshme fizike ushqehet padyshim nga një aktivitet i rregullt fizik. Një shëtitje në mbasdite, një vrap i lehtë, marrja me aktivitete të ndryshme fizike, vallëzimi, baleti, ndikojnë për një status të shëndetshëm fizik, duke të larguar nga jeta monotone dhe sedentare. Kjo gjendje fizike ju ndihmon që t’i jepni jetës suaj me tepër vitalitet dhe gjallëri duke mos rënë pre e rrudhave dhe e plakjes. Stresi është i pashmangshëm në jetë. Stresi është normal dhe i nevojshëm, në atë shkallë sa nuk ndikon në kualitetin e shëndetit dhe jetës. Mund të dobësoni, efektet e stresit duke identifikuar shkaqet nga vjen, duke e kuptuar dhe pranuar nëse mund ta kontrollosh apo jo, dhe duke mësuar aftësitë menaxhuese të tij. Tek secili prej nesh efektet e stresit janë të ndryshme, si dhe rrugët për t’u shëruar ndryshojnë nga një person tek tjetri.Ju mund të provoni disa metoda dhe të zbuloni se cila është rruga më e mirë që ju përshtatet. Aktiviteti i rregullt fizik është një nga teknikat më efektive të menaxhimit të stresit. Frekuentoni qendra relaksimi ku përfshihen, ushtrime për frymëmarrjen, ushtrime për qetësimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze. Por janë edhe disa aktivitete që njihen pak, si të mësosh si të qetësosh trupin tënd përmes vetëhipnotizimit, të meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dëgjo muzikë qetësuese dhe shoqërohu me njerëz që dinë të bëjnë humor. E rëndësishme është të reduktoni sasinë e stresit në jetën tuaj.

Përdorimi i rrushit dhe verës së kuqe

Vete elementet ushqyese të gjendur te rrushi i kuq dhe vera e kuqe veprojnë në të njëjtën mënyrë si kaloritë dhe përbërësit e tjerë organikë. Përbërësit e gjendur të rrushi i kuq aktivizohen më enzimat të cilat normalizojnë sistemin metabolik dhe riparojnë dëmet e shkaktuara në organizëm nga niveli i lartë i kalorive. Një gotë verë në ditë mund të jetë e dobishme në rastet e gastriteve hiposekretive ose te personat që vuajnë nga anoreksia, sepse kjo pije provokon një hipoglicemi të lehtë dhe nxit oreksin. Përdorimi i verës tek të moshuarit favorizon oreksin, por kujdes në teprime sepse sjell plakje të parakohshme. Shkenca ka provuar se vera është komponent i rëndësishëm i një diete të shëndetshme. Në ditët e sotme dihet pothuajse nga të gjithë se vera është e rëndësishme për organizmin tonë, sepse ajo përmban vitamina, oligoelemente, hekur, si dhe përbërës të tjerë që gjenden në të në një nivel më të ulët. Kjo gjë është vërtetuar dhe pranuar nga shkencëtarët dhe mjekët. Pasuria e lëndëve ushqyese të pranishme dhe të përdorura përherë nga popullsitë perëndimore garanton gjerësisht edhe furnizimin me këta përbërës të paktë në numër të cilët gjenden te vera.

Të flasësh në gjuhë të ndryshme

Përdorimi i gjuhëve të ndryshme aktivizon zona të ndryshme të trurit dhe Sistemit Qendror Nervor. Përdorimi i gjuhëve të ndryshme shmang për rreth 4 vjet mundësinë e sklerozës. Bilinguizmi përfshin enët e gjakut në tru dhe sistemin nervor. Studimet e hershme por edhe ato të mëvonshme të realizuara nga të njëjtët specialistë treguan sesi përdorimi i gjuhëve të ndryshme i bën jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit më të vëmendshëm dhe vigjilentë. Përdorimi i dy apo më shumë gjuhëve aktivizon qendrat e trurit duke bërë që të jenë gjithmonë aktiv dhe vigjilent. Në këtë mënyrë shmangën çrregullime të tilla nervore siç është skleroza. Por e rëndësishme është që truri të mos mbingarkohet.

Jetesa në mal dhe aktiviteti fizik

Të ngjitesh drejt lartësive dhe të kalosh ditë të qeta aty jo vetëm që është një relaks i vërtetë për edhe mjaft i dobishëm për rrugët e frymëmarrjes. Në lartësi mundësia për t’u furnizuar organizmi me oksigjen të pastër është më e madhe duke ndikuar pozitivisht në punën e zemrës, presionin e gjakut dhe aparatin e frymëmarrjes, duke ndikuar për një jetë më të gjatë e të shëndetshme. Duke jetuar në një vend të ftohtë (në lartësitë e kodrave), ritmi i metabolizmit të trupit ulet dhe mosha e jetesës rritet. Një studim i kryer në Japoni zbuloi që shumë prej personave që jetojnë prej një shekulli kanë pasur si punë të tyre kryesore bujqësinë apo janë marrë me pyjet.

Martesa e lumtur e miq të mirë

Një familje e vogël është simbol i qetësisë, sepse shmang zhurmat, lëvizjet. Por të kesh miq është efekti më pozitiv relaksues. Prania e miqve të mban larg duhanit alkoolit, të këshillon, ndihmon etj. duke mos lejuar të biesh pre e stresit apo sëmundjeve psikologjike. Por për të mos pasur probleme me shëndetin mendor e rëndësishme është të kesh një martesë të lumtur. Vetëm në këtë mënyrë do të mbash larg stresin dhe faktorët e tjerë që shkaktojnë çrregullime neurologjike. Të kesh në krah një partner që të lumturon me praninë e tij të zgjat disa vite jetë. Është provuar shkencërisht se një martesë e lumtur dhe pa probleme mban larg stresin dhe sëmundjet mendore.