Ballina Shëndeti Disa këshilla që duhet të ndiqni tani në verë. Mos i humbisni,...

Disa këshilla që duhet të ndiqni tani në verë. Mos i humbisni, do t’u duhen!

Në këto ditë të nxehta të verës që erdhi papritur pas gjithë atij shiu dhe të ftohti ajo që na duhet më së shumti janë këshillat se si ta kalojmë sa më lehtë këtë vapë përvëluese që mund të shkaktojë pasoja.

Më poshtë do të lexoni disa këshilla të dhënë nga specialistët, të cilat nuk duhet ti humbisni.

Mos dilni gjatë orëve më të nxehta- Nuk duhet të dilni gjatë orëve të nxehta, që është nga ora 11 deri në 18. Ky orar nuk është i rekomanduar veçanërisht për fëmijët shumë të vegjël dhe të moshuarit. Nuk duhet të frekuentohen qendrat e mëdha urbane, ku përqendrimi i ozonit rritet për shkak të makinave dhe industrisë. Gjatë valëve të nxehta, vlerat e këtij gazi ndotës shpesh tejkalohen dhe shkaktojnë dëme në shëndetin e popullatës, sidomos për njerëzit me sëmundje respiratore ose astmë.

Mos bëni sport gjatë orëve të nxehta- Ne duhet të shmangim aktivitetin fizik në ajër gjatë orëve më të nxehta të ditës, jo vetëm nga atletët amatorë, por edhe nga atletët profesionistë.

Kujdes ndaj veshjeve- Është e domosdoshme të vishen veshje të lehta dhe të rehatshme, si në shtëpi ashtu edhe jashtë: veshje prej pambuku ose prej liri. Jashtë shtëpisë është gjithashtu e nevojshme të mbroni kokën nga rrezet e diellit duke mbajtur kapele syze dielli.

Mos harroni kremin mbrojtës- Është e rëndësishme të mbroni lëkurën nga djegia e diellit duke përdorur krem me një faktor të lartë mbrojtës.

Kurrë mos lini dikë në makinë, madje edhe për një kohë të shkurtër- Kurrë mos i lini fëmijët apo kafshët në makinë, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, nëse makina është e parkuar në diell. Në qoftë se merrni një makinë që ka qenë e parkuar në diell, së pari, hapni dyert në mënyrë që të freskohet vendi, dhe pastaj filloni udhëtimin me dritare të hapura ose përdorni sistemin e kondicionimit të makinës për të ulur temperaturën e brendshme.

Pini 2 litra ujë në ditë dhe hani sa më shumë fruta- Në rrethana normale, sasia e ujit në trup kontrollohet nga etja dhe produkti urinar. Jeni të etur, pini ujë, shkoni në tualet, dhe cikli i ujit përsëritet sërish. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë të konsumoni më shumë ujë se zakonisht dhe mos prisni deri kur të keni etje. Sipas tyre, pini 2 litra ujë në ditë dhe hani sa më shumë fruta. Ekspertët rekomandojmë që të pini ujë nga pak dhe shpesh, sepse kjo është mënyra më e mirë për të qëndruar të hidratuar

Freskoni shtëpinë- Tregoni kujdes ndaj ushqimit, mundohuni të hani ushqime të freskëta, të bëra në shtëpi dhe shmangni ushqimet e blera jashtë. Pini sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta, shmangni pijet alko*olike. Mos hani shumë, hani disa herë dhe në sasi të vogla./e.k-Dritare.net