Ballina Aktualitet Lajme Luboteni shtatë orë nën rrethim të policisë, ja detajet (VIDEO)

Luboteni shtatë orë nën rrethim të policisë, ja detajet (VIDEO)

Fshati Luboten gjatë ditës së sotme ka qenë i bllokuar nga policia për rreth 7 orë. Gjithçka ka filluar që në orën pesë të mëngjesit, kur policia me autoblinda ka ndaluar në Luboten dhe ka nisur aksionin e madh policor, me qëllim sekues*trimin e duh*anit. Aks*ioni policor ka përfshirë disa shtëpi, ndërkaq i gjithë fshati ka qenë i rrethuar me policë, raporton SHENJA.

Banorët e Lubotenit, të mbledhur nëpër disa pika të fshatit, rezi*stuan për disa orë që policia financiare të mos e merr, siç thonin ata, kafshatën e tyre të gojës. Ata bllokuan hyrjet e fshatit, për të penguar kështu policinë që të largohet me duh*anin, për të cilin thonë se kanë punuar me vite.

Banor i Lubotenit
“Ne e punojmë këtë punë, me këtë hamë, me fëmijë me të gjithë. I gjithë fshati prej kësaj varemi. Këta vijnë në mëngjes, e thejnë derën, hyjnë brenda, frik*ësojnë fëmijët. Kjo ka ndodh në pesë e gjysmë, në pesë, as nuk kanë thirrë as asgjë, vetëm e ka god*itur derën edhe e thyen.”

Banor i Lubotenit
“Me pas thirrë, ua kisha çelë derën, nuk është asgjë kjo. Edhe luf*të nuk kemi pas me bo. Me të mirë me pas thirrë, ua kisha hapë derën, hyni brenda. Unë e di se ky shtet është për milet për insan, jo me mb*yt insan. Edhe dhu*në përdorin. ”

Banor i Lubotenit
“Na në këtë shtet jetojmë, pse të vijnë të na i trem*bin fëmijët. Ka gra shtatëzëna,e humbin fëmijën, kush e paguan atë. çfarë është kjo.. Në pikë të natës vijnë të bas*tisin, çfarë është kjo , a luf*të është a çfarë është… Valla e kanë rrethu krejt fshatin. ”

Banor i Lubotenit
“A është në rregull kjo, a është në rregull me ardh sikur me i pas dal ne me ar*matim përball. 600 shpi fshati, krejt fshati varemi prej këtyre makinave. As miliona, as tendera, asgjë nuk bëjmë. Na këtë du*han me fëmijë e punojmë, me fëmijë 5 vjet, duke e mbledh te ara. ”

Banor i Lubotenit
“Porosia jonë është, ne punësime nuk kemi asnjë. Mund të jetë dikush me 9000 denarë, le të ma jep postin e vetë, unë po hy po punoj, dal edhe unë si ky me bo aksione, me marr votat prej neve, edhe tash vijnë na bllokojnë, ne s’kemi ku me shku, këtë e kemi. ”

Në një moment situata u tensionua kur filloi përl*eshja verbale mes policisë dhe banorëve të fshatit. Banorët e Lubotenit bënë rezi*stencë dhe nuk donin të lejojnë policinë që të merr duh*anin.

Banorët të revoltuar thonë se partitë politike nuk u kanë dalë në ndihmë atyre, duke nënvizuar se ata vizitojnë këtë fshat, vetëm kur kërkojnë mbledhjen e votave.

Banor i Lubotenit
“Gjithnjë kur kanë ardh me kërku vota, në fshatin Luboten kanë marrë nga 2500 vota, fshati Luboten i ka prit si i ka hijë një fshati…. Kur kanë ardh me marrë vota i kemi prit me ëmbëlsira….. I faleminderoj shumë të partisë se shumë na kanë ndihmu në këto gjëra, se gjithmonë kur po i presim mirë po na i kthejnë kështu, me herm*elina me tan*ka e gjëra të tjera. ”

Banor i Lubotenit
“ Kur erdha këtu më thanë mos lëviz, rri aty, djalin e kanë marrë nalt, e kanë shtri e kanë dërgu te vetura me kontrollu veturën… Brenda kohës na jepni dokumentat e shtëpisë, na thanë kemi hyrë gabim, na falni. As një send nuk e kanë gjetë, as një kuti cig*are nuk e kanë gjetë… ”

Kryetari i komunës së Butelit Velimir Smilevski tha se për aksi*onin policor ai është njoftuar nga banorët e Butelit.

Velimir Smilevski, kryetar i komunës së Butelit
“Kemi vërtetuar se aks*ionin policor është duke e udhëhequr policia financiare për grumbullimin e duh*anit jole*gale që e kanë banorët nëpër shtëpitë e tyre. Por unë me bindje e them se nuk është jole*gal, por është fituar me atë që e tërë familja për gjatë vitit e ka punuar dhe për këtë janë informuar gjithë institucionet në shtet. Shpresojmë që sa më shpejtë të përfundojë kjo gol*gotë e popullit dhe do të zgjidhim nëpërmjet institucioneve juridike”

Banor i fshatit Luboten

Kryetari i Bashkësisë Lokale të Lubetenit, Rexhep Imeri, dërgoi një porosi për kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai tha se kur ishte nevoja për ta ndihmuar atë, i dolën në ndihmë, ndërsa tani, ai po ua merr kafshatën e gojës.

Rexhep Imeri, Kryetar i Bashkësisë Lokale të Lubotenit
“Kemi dalë për ta ndihmuar. Sot ai jep një urdhër, andaj kërkoj në mënyrë publike nga Zoran Zaev dhe Spasovski se ata i kanë një hak të madhe këtyre banorëve, të u kërkojnë falje dhe ta kthejnë duhanin e konfi*skuar ngase ky duhan është kultivuar në mënyrë të ndershme dhe është legal. Le ta kthejnë kafshatën e gojës që ua kanë marrë banorëve”

Si përfundim, pas 7 orëve rezistencë, policia financiare arriti që të mbledh të gjithë duhanin nëpër shtëpitë ku kanë hyrë, ndërsa kamionë të shumtë të policisë, u larguan nga fshati, duke i lënë banorët me shpresë që pas rezultateve të analizës, duhani t’u kthehet përsëri atyre.

Ajnur Bafqari /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=UQLJf0_nZ_I