Ballina Shëndeti Çfarë ndodh kur trupi është i dehidratuar?

Çfarë ndodh kur trupi është i dehidratuar?

Një nga problemet më të zakonshme që hasen në verë është padyshim dehidratimi, i cili evitohet vetëm përmes konsumit të shumë lëngjeve. Por veç etjes trupi jep edhe sinjale të tjera që kanë në fokus pikërisht dehidratimin.

Era e keqe e gojës
Nëse nuk pini shumë ujë, një nga problemet do të keni ka të bëjë me erën e keqe të gojës. Sipas dentistëve pështyma ka shumë cilësi antibakteriale dhe kur jeni të dehidratuar pështyma thahet, bakteret shumohen dhe shkaktojnë erën e keqe të gojës.

Lëkurë e thatë
Një lëkurë e dehidratuar është më e ashpër dhe gjithashtu mund të dalloni më lehtësisht rrudhat apo rrathët e zinj poshtë syve. Sipas dermatologëve nuk duhet të qëndroni për shumë gjatë në dush, më pak se 5 minuta dhe të laheni me ujë të vakët, sepse uji i nxehtë e than lëkurën.

Lodhje
Kur jeni të dehidratuar presioni gjakut ulet, rriten të rrahurat e zemrës, gjaku rrjedh më ngadalë në tru dhe të gjitha këto mund t’ju bëjnë ju të ndjeheni të lodhur.

Të irrituar
Sipas një studimi të kryer pak vite më parë, gratë që ishin të dehidratuara kishin dhimbje koke, humbje përqëndrimi dhe irritoheshin më lehtë. Për këtë arsye nëse ndjeni se jeni të mërzitur bëni mirë të pini një gotë ujë.

Dhimbje muskujsh
Kur nuk furnizohet trupi me ujë qarkullimi i gjakut ngadalësohet dhe kjo shkakton dhimbje muskujsh.