Ballina Bota Etiopia thyen rekordin botëror, mbillen 350 milionë pemë për 12 orë (VIDEO)

Etiopia thyen rekordin botëror, mbillen 350 milionë pemë për 12 orë (VIDEO)

Etiopia ka mbjellë më shumë se 350 milion pemë në ditë, thonë zyrtarët, një shifër e cila besohet se është edhe rekord botëror.

Kryeministri Abiy Ahmed po udhëheq projektin, i cili ka për qëllim të rigjenerojë pyje të reja pas efekteve të shpyllëzimit dhe ndryshimeve klimatike në vendin e prirur ndaj thatësirës.


Disa zyra publike janë mbyllur për të lejuar nëpunësit e tyre të marrin pjesë në projektin e madh.

OKB thotë se mbulimi i pyjeve në Etiopi ra nga 35% e tokës totale në fillim të Shekullit 20 në pak më shumë se 4% në vitet 2000.

Qëllimi është të mbjellim gjithsej katër miliardë pemë indigjene, tha Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë së Etiopisë

Video promovuese kanë dalë në mediat shtetërore atje duke i kërkuar publikut që të mbjellë dhe të kujdeset për pemët.

Stafi nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Afrikan dhe ambasadat e huaja në Etiopi gjithashtu kanë marrë pjesë në këtë aktivitet.


Rekordi botëror për mbjelljen e pemëve në një ditë të vetme është mbajtur nga India, e cila përdori 800,000 vullnetarë për të mbjellë më shumë se 50 milion pemë në 2016.

Kritikët e kryeministrit thonë se ai po përdor fushatën për të shkëputur publikun nga sfidat që qeveria e tij po përballet, përfshirë konfliktet etnike.