Një 17 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tra*gjike në Itali. “La Repubblica” shkruan se adoleshenti banues në Settimo Torinese, ka hyrë sot në ujërat e lumit Chiusella, në zonën e Alice Superiore dhe nuk ka dalë më i gja*llë prej andej.
Rreth orës 13.30 ai po lahej me dy bashkëkombës të tjerë të rinj në “Guje (GOLE) të Garavot”, por në një moment ai nuk u rishfaq. Hipoteza është se ai u mbë*rthye mes shkëmbinjve nën ujë.
Miqtë menjëherë u vunë nën ala*rm dhe u përpoqën të ndërhyjnë, por më kot.
Zjarrfikësit dhe ekipet e zhytësve shkuan në vendin e ngjarjes duke gjetur tru*pin e të riut të pa jetë.