Ballina Aktualitet Lajme SHIPKOVICA, 18 VJET PAS … (VIDEO)

SHIPKOVICA, 18 VJET PAS … (VIDEO)

Shipkovica ndodhet në një prej vendeve më të bukura të Sharrit, në një lartësi mbidetare ideale me mundësi të zhvillimit të blegtorisë, bujqësisë por edhe turizmit rural. Pozita e vendit, thonë vendasit, është një nga arsyet që njerëzit vendosën të ndërtojnë shtëpi të reja dhe këtu të vazhdojnë me jetën e tyre. Por, një pjesë e madhe e tyre vitet e fundit u dorëzuan nga ëndrrat që kishin dhe e braktisën vendlindjen. Ata largohen në qytet ose në perëndim.

Për shkak të ndërprerjeve të furnizimit me energji elektrike. infrastrukturës së keqe, sidomos atë rrugore në fshat, mos investimit të shtetit në projekte ekonomike…, sot në Shipkovicë prej 400 shtëpive sa janë në “këmbë”, vetëm në 200 prej tyre mund të ketë nga ndonjë banor më të moshuar dhe nga ndonjë person të ri, i cili gjithashtu e ka plan të largohet.

Pasqyrë më të qartë për mërgimin masiv jep shkolla fillore “Rexhep Voka” në Shipkovicë. Aty kur bie zilja heshtja shpohet nga disa nxënës të cilët kanë mbetur në klasa. Më nuk është ulërima e fëmijëve, e njohur për fshatrat e malit Sharr!