Sekretari Ligjor i PD-së, Çlirim Gjata thotë se kryetarët e Bashkive të opozitës nuk do të lënë zyrtat. Ne emisionin Opinion, ai tha se nuk ka pasur zgjedhje dhe këta kryetarë kanë me vete dekretin e Presidentit, që nuk ka pasur zgjedhje.
“KQZ është sot e tërë ditën është duke kryer vepër penale, që nuk zbatoi dekretin. Në një shtet normal ata duhet të ishin në burg, me këtë Kod Penal që ne sot kemi në fuqi. KQZ nuk ka të drejt të jap asnjë mandat, kryetarët e bashkive kanë një dekret që s’ka pas zgjedhje. Dekreti është akt kushtetues, se ka hedhur njeri poshtë. Se i është tekur dikujt të shkojë në një ambient e të hedhë ca fletë votimi në një kuti, po jo mo… Edhe ne mund të dalim nesër të bëjmë zgjedhje. Edhe ata që po i liron gjykata (protestuesit), po i lirojnë se ka një dekret”, tha ai.
Po ashtu Gjata njoftoi se PD do të do të bëjë në Prokurori denoncim për KQZ-në dhe çdo komisioner që ka punuar në 30 qershor, duke thënë se kanë shkelur ligjin.
“Kryetarët e bashkive janë zgjedhur tamam, janë përtej vullnetit të PD, pirjet vullnetit të vetes. Ata e zgjidhin vetë, janë dhe zgjedhësit e tyre që mund të shkojnë të mos i lënë të dalin nga zyra. Kanë marrë mandatin në mënyrë shumë kushtetuese. Këto votime t’i bëri OSBE nul. Qëndrimi hajde ti njohim këto votime dhe kur të bëhet Gjykata Kushtetuese flasim, kjo është anti-kushtetuese”, tha më tej Gjata.
Nga ana tjetër për juristin, Plarent Ndreca (ish zëvendës ministër i qeverisë Rama) thotë se “kushdo ka të drejtë dhe të çmendet”.
Të rish në detyrë pa një mandat shkel ligjin, atyre nuk iu duhet se çfarë ndodh pas datës kur duhet të lënë mandatin. Ligji i pushteti vendor e ka shumë qartë, që ky që është në detyrë e lë mandatin kur vjen tjetri, gjithmonë kur merr mandatin. Kushtetuta flet shumë qartë kur merr mandatin. Ai është ligji më i lartë i shtetit, dhe më pas vjen Kodi zgjedhor”.