Një breshër i fuqishëm që goditi fshatin Dorgeli në rrethin Karabudakhkentsky, rreth orës 15:00 pasdite të 31 korrikut 2019 dhe që zgjati 15 minuta, dëmtoi rreth 700 shtëpi, dy shkolla, një kopsht fëmijësh dhe një spital lokal, njofton shërbimi për shtyp i Ministrisë së Situatave të Emergjencave në Dagestan.
Dagestani, zyrtarisht Republika e Dagestanit (rusisht : Респу́блика Дагеста́н), është republikë anëtare e Federatës Ruse, e shtrirë në rajonin e Kaukazit. Kufizohet me Kalmikinë në veri, krahinën e Stavropolit në veriperëndim, Çeçeninë në perëndim, si dhe Azerbajxhanin në jug dhe Gjeorgjinë në jugperëndim ; në lindje ka dalje në detin Kaspik. Dagestani është vendbanim i një përzierje grupesh etnike, kryesisht kaukaziane, turkike dhe iraniane, të cilët arrijnë shifrën prej 2.576.531 banorësh dhe i përkasin kryesisht fesë islame. Grupet më të mëdha janë avarët, darginët, kumikët dhe lezginët, ndërsa rusët përbëjnë më pak se 5 %.[1] Dallimet gjuhësore janë gjithashtu të mëdha ; ka 14 gjuhë zyrtare në nivel republike.
Dagestani ka 50.300 km², ndërsa kryeqytet është Mahaçkala. Në vend kanë zhvilluar aktivitetin e tyre grupime islamike të cilat nxitën Luftën e Dytë të Çeçenisë dhe kanë kërkuar shkëputje nga Federate Ruse. Dagestani është i njohur për burimet e naftës së cilësisë së lartë dhe kapacitetet për prodhimin të energjisë, mirëpo mugesa e infrastrukturës, keqmenaxhimi dhe korrupsioni e kanë lënë republikën në pozitë të palakmueshme financiare dhe e ka bërë të varur nga qeveria qendrore e Rusisë.
https://www.youtube.com/watch?v=y6kfF2pI2aw
https://www.youtube.com/watch?v=xgkKcGAYlQs
https://www.youtube.com/watch?v=M84k0g7GRQ8
https://www.youtube.com/watch?v=WCmr4eVhl4M