Pesë persona u arr^estuan mëngjesin e djeshëm nga policia italiane me aku^zën e dhu^nës sek^suale në grup dhe gra^bitje. Vikti^ma është një grua shqiptare që jeton në zonën urbane të Corigliano në Corigliano Rossano në provincën e Cosenzas në Calabri.
Ato që zbuluan çështjen skandaloze të dhu^nës dhe tort^urave që kishin vazhduar për dhjetë vjet, ishin het^imet e nisura nga oficerët e Komisionit të Sigurisë Publike në Corigliano Rossano, të cilët punuan nën koordinimin e prok^urorisë së Republikës në Castrovillari të drejtuar nga Eugenio Façiolla. Gruaja gjithashtu ishte detyruar të punonte si pros^titutë.
Vik^tima kishte pasur një lidhje jashtë^martesore me një prej të arre^stuarve, i cili më pas do ta përdh^unonte atë së bashku me meshkuj të tjerë duke ushtruar edhe dhu^në fiz^ike.
Në disa raste ajo u detyrua të merrte mjekim në një spital në Romë dhe për t’u justifikuar me familjen, që nuk kishin dijeni për asgjë, thoshte se kishte një sëmundje të paspecifikuar që i shkaktonte shenja të dukshme në trup.
Gruaja kishte heshtur gjithmonë nga frika se mund t’i ndodhte diçka burrit të saj dhe djalit që kur filloi kalvari i vuajtjeve ishte 5 vjeç. Dhun^uesit e saj e kishin detyruar të heshtte duke kërc^ënuar të afërmit e saj me vd^ekje, të cilët nuk kanë ditur asgjë për vite me radhë.
Për më tepër, të arre^stuarit i kishin zhvatur shuma të ndryshme parash duke e kërc^ënuar se do të publikonin pamjet që e tregonin gjatë akt^eve sek^suale. Megjithatë, më 5 gusht, gruaja, e ezauruar, pasi iu tregoi historinë familjarëve të saj iu drejtua agjentëve të komisariatit të policisë Corigliano Rossano të cilët filluan het^imet e koordinuara nga prok^urori publik Mauron Gallone nën udhëzimet e prokurorit Eugenio Façiolla i cili zbuloi historinë trond^itëse të gruas.
Kështu u shfaq një periudhë e gjatë, gjatë së cilës vik^tima iu nënshtrua çdo lloj dhu^ne. Gjatë kontrolleve në shtëpitë e të dysh^uarve, hetu^esit gjetën 480 gram marij^uanë, një peshore precize dhe një serë për kultivimin e marijuanës, si dhe mjete seks^uale. Het^imet vazhdojnë për të identifikuar subjektet e tjera që gjatë kësaj periudhe të gjatë kohore janë bërë bashkërisht përgjegjës për dhun^ën sek^suale ndaj gruas shqiptare. Pesë të arre^stuarit, të gjithë nga Corigliano Rossano, u dërguan në burgun Castrovillari.
Pres^ione fizike dhe psikologjike që vazhduan edhe nën kërc*ënimin me vd^ekje ndaj djalit 5-vjeçar të gruas, e cila në disa raste u detyrua madje të bënte prost^itucion dhe t’i dorëzonte shumat e parave tortu^ruesve të saj.
Një hetim i shpejtë që zgjati shtatë ditë nga momenti i raportimit të vikt^imës. Një denoncim që nxori në dritë një skenar të frikshëm. “E gjitha filloi me një aferë jashtë^martesore – thotë Cataldo Pignataro, drejtues i stacionit policor Corigliano Rossano – mes gruas shqiptare dhe një burri, i cili me kalimin e kohës është kthyer në një mak^th të vërtetë”.
“Një marrëdhënie sentimentale u shndërrua në 10 vjet shërbime dhe dhu^në – vazhdon Pignataro – me takime sek^suale dhe shërbime ndaj burrave të tjerë: kanë ardhur dhe e kanë përdh^unuar vikt^imën edhe 20 njëkohësisht. Dhe në shtëpinë ku ndodhi tor^tura janë gjetur mjete për praktikat sadoma^zokiste”.
Hetimet u koordinuan nga kryep^rokurori i Castrovillari, Eugenio Façiolla dhe zëvendësprokurori Mauron Gallone të cilët gjithashtu çuan në zbulimin, falë historisë së gruas, edhe të një plantacioni marij^uane.
Videot dhe materialet fotografike të gjetura në shtëpinë e të arre^stuarve nuk bënë gjë tjetër veçse konfirmuan historinë e vikt^imës. Hetimet nuk ndalen sepse shumë, të paktën njëqind meshkuj kanë ab^uzuar me të: hetuesit janë të vendosur t’i identifikojnë të gjithë.