Ballina Kronika Incident për një cigare

Incident për një cigare

Një ban^dë me të rinj shqiptarë ka terr^orizuar të gjithë plazhin e Riminit me aktet e tyre bar^bare kundrejt një familje italiane.

10 shqiptarë kanë provokuar dhe më pas rra^hur dy djem të rinj italianë, madje edhe nënën e tyre e cila i ka shkuar në ndihmë djemve të saj.

Gjithçka ka nisur në një lokal pranë vijës bregdetare në Riviera Romanjola, ku dy djemtë italianë 15 dhe 18 vjeçarë, kanë shkuar të blejnë diçka në pastiçeri para se të mbërrijnë në banesën ku qëndronin për pushime.

Aty djemtë janë ngac^muar nga banda e shqiptarëve. “A keni një cigare?” i ka thënë njëri prej shqiptarëve dhe aty pak minuta më pas ka nisur dhe rra^hja. Pa asnjë arsye, shkruajnë mediat italiane.

18 vjeçarit i është thy^er hunda nga grushtet kurse vëllai i tij i vogël mori god^itje në trup e fytyrë. E teksa dy djemtë e saj po rrih^eshin, nëna dëgjon nga dritarja e apartamentit të bërtiturat dhe menjëherë shkon të ndihmojë. Por banda me 10 shqiptarë nuk kursen as gruan, e cila ka marrë gru^shte e shke^lma gjithashtu. Sipas medias italiane, djemtë kanë përfunduar në spital për shkak të pla*gëve që kanë marrë, përfshi këtu edhe nënën e tyre.

Policia ka ardhur më vonë në vendngjarje dhe ka nisur het^imet për të kapur 10 shqiptarët. Kamerat e sigurisë kanë treguar disa momente të dhu^nës dhe tashmë është çështje kohe derisa shqiptarët të identifikohen dhe arr*estohen.

https://youtu.be/OdfYuC3NjKk

https://www.youtube.com/watch?v=PiA5NgZnN30

https://www.youtube.com/watch?v=_-hsd-pA8tw