Lajm i tri^shtë sot për gazetarinë italiane. Ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare gazetarja investigative Nadia Toffa.
Karakter i hekurt, profesioniste e paanshme gjithmonë në kërkim të së vërtetës, Nadia Toffa humbi bet^ejën me jetën pas 2 vitesh kundër një sëmundje të pashërueshme, tumore në tru.
Nadia Toffa nisi karrierën e saj si gazetare më vitin 2009 ne një televizion lokal në qytetin e saj në Breshia.
Më pas u bë pjesë e stafit të emisionit inv^estigativ “Le Iene”. ku u dallua për investigimet e saj të sukseshme si mash^trimet e farmacive në dëm të konsumatorëve, trafiku ile^gal i plehrave për llogari të maf^ias puglieze Kamorra, shfrytëzimi i pros^titucionit min^oren, anoreksia etj.
Debutimi i saj dhe si moderatore televizve vjen më vitin 2016 kur i besohet drejtimi i programmi Open Space, në Mediaset.
Menjëherë pas tij Nadia Toffa bëhet një nga drejtueset e programit Hienat së bashku me moderatorët Piff e Geppi Cucciari.
Gjatë karrierës së saj Nafia Toffa është vlerësuar me Cmimin Luccheta e me Cmimin Ndërkombëtar per gazetarinë në qytetin Iskia
‘Të lulëzosh në dimër”
Historinë e bet^ejës së saj kundër kancerit gazetarja italiane e rrëfen në librin autobiografik” Të lulëzosh në dimër”.
Ishte dimri i 2017, data 2 dhjetor kur Nadia humbi ndjenjat në një hotel në Trieste ku po punonte për të realizuar investigimin e rradhës.
Prej atij momenti nisi kalvari i gjatë i një sëmundje të pashërueshme.
Edhe gjatë ciklit të kimioterapisë Nadia Toffa ishte në kërkim të së vërtetës duke deno^ncuar cdo mjek sharlatan popullor që bindte të sëmurët per të mos u kuruar në spitale.
“Nuk duhet pasur frikë ta thërrasësh në emer këtë sëmundje, shkruante Nadia – ndoshta ky bas^tard do trembet duke e parë në fytyrë e drejt në sy.”
“Eshte një sfidë që ndoshta mund të mos e fitoj, por më duhet të luftoj deri në momentin e fundit” shprehej Nadia për emisionin “Verissimo”
Sot në lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta kolegë gazetarë, drejtues të Mediaset, e njerëz të thjeshtë përcjellin përmes komentve të tyre dhimbjen e kësaj humbjeje.
“Ju puth të gjitheve…” shkruan Nadia Toffa në postimin e saj të fundit në instagram, e qeshur dhe e drejtpërdrejtë me fansat e saj me të cilët bashkëbisedon mbi të nxehtit e verës 2019.
“Asgje për ne nuk do jetë si më parë”, shkruan në rrjetet sociale redaksia e Hienave duke i dhënë lamtumirën një prej gazetarëve më të sukseshëm inve^stigativ./ Ora news