Dje (25 gusht), rreth orës 13.oo, në rrugën lokale Dobrosht-Nerasht vetura e tipit ,,Opel Astra,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 28-vjeçarja A.E. nga fshati Dobrosht i Tetovës, ka devijuar dhe dalë nga rruga.
Pas devijimit dhe daljes nga rruga, shoferja dhe shoqëruesja B.M. 63-vjeçe, si dhe dy fëmijë të moshës 4 dhe 5 vjeçe, kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, për t’ju ofruar ndihma mjekësore.
Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes.