“U bënë pothuajse një muaj që fshati Strimnicë i Tetovës është pushtuar nga numër i madh fluturash. Nuk guxojmë të ndezim dritat e as të hapim dyert e shtëpive, sepse saora shtëpitë mbushen me flutura. Sipas mendimit tonë kjo nuk është dicka normale dhe patjetër na duhet ndihmë që të shpëtojmë nga kjo gjendje. Komuna është e njohur me gjendjen, por nuk është duke ndërmarrë masa.”, na shkruan një banor i këtij fshati, i cili na i ka dërguar edhe pamjet filmike të kësaj dukurie të rrallë.
Përndryshe, Strimnica është një fshat në kuadër të Komunës së Zhelinës.
Fshati Strimnicë shtrihet në verilindje te krahines Pollogut, 7 km në juglindje te Tetovës, rreze i Malt të Thatë dhe zë një pjesë te fushës në te dy anët e lumit Vardar. Ky vend është shume i përshtatshëm për vendbanim, për shkak te kushteve te volitshme për ruajtjen e gjese dhe për zhvillimin e bujqësisë. Fshati është i vendosur rreze malit, në një gryke te rrjedhës se një përroji, i rrethuar me kodra te buta malesh, kurse në rrafsh shtrihet fusha e Pollogut, neper te cilën kalon lumi Vardar, që ka plotësuar nevojat e ndryshme te popullatës me ujë, qofte për ujitjen e sipërfaqeve te mbjella me kultura bujqësore, qofte për nevojat e tjera në fushe te bujqësisë apo te blegtorisë. Fshati ka qene i vendosur kryesisht në pjesën kodrinore te rrezes se malit, por gjate pese dekadave te fundit, duke filluar që nga viti 1955, është zgjeruar nga veriperëndimi në pjesën rrafshinore te sinorit te vet dhe tani zë një pjesë te fushës përgjatë udhës që e lidh me Tetovën, si qendër kryesore dhe shume e rëndësishme e Pollogut. Fshatrat e Pollogut Janë te vendosura si varg rrezes se | Sharrit në njërën ane dhe rrezes se Malit te Thate dhe | Grykës se Dervenit në anën tjetër, kurse një pjesë e vogël është vendosur në fushën e Pollogut. Fshatrat e Sharrit dhe te Malit te Thate janë me te moçme, kurse te fushës janë te reja dhe te krijuara kryesisht neper çifligjet e pashallarëve dhe te bejlerëve turq.
https://www.youtube.com/watch?v=8LBpfk3ftS4