Ballina Aktualitet Shqipëri Spanjollët quajnë Kokëdhimën ‘gladiator’, ja çfarë shkruajnë për shembjen e lokalit (Foto+Video)

Spanjollët quajnë Kokëdhimën ‘gladiator’, ja çfarë shkruajnë për shembjen e lokalit (Foto+Video)

Prishja e restorantit të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo në Himarë, është transmetuar gjerësisht nga mediat spanjolle.

Pronarit i restorantit u bë i njohur jo vetëm në Shqipëri por edhe në Spanjë dhe më gjerë në botë, për shkak të sulmit brutal ndaj një grupi turistësh spanjollë.

Gazeta më e madhe në Spanjë “Elpais” shkruan se restoranti shërbeu ushqim për vite me radhë pa pasur një licencë.

Mihal Kokëdhima, pronari i saj, sulmoi një grup spanjollësh të përbërë nga biznesmeni dhe ish-zyrtari i lartë në qeveritë e UCD, Eugenio Galdón, disa të afërm, një udhërrëfyes dhe shofer shqiptar. Pasi u arrestua, agresori u burgos.

Konflikti ndodhi më 15 gusht, kur spanjollët anuluan dy nga shtatë pjatat që kishin porositur në restorant.

Kokëdhima doli nga restoranti i tij dhe u hodh mbi makinën që familja kishte marrë me qira. Ai qëndroi mbi 10 minuta në automjet duke goditur xhamin derisa e theu.

Agresioni ndaj spanjollëve ka shkaktuar vendimin për rrëzimin e ndërtesës nga agjencia që është përgjegjëse për mbrojtjen e trashëgimisë së turizmit (IKMT, në gjuhën shqipe). Familja e Kokëdhima nuk ka bërë rezistencë.

Lokali ishte mbyllur për ditë të tëra, kur autoritetet dëgjuan për ngjarjen, e cila i shkaktoi plagë të vogla Eugenio Galdón dhe një prej fëmijëve të tij.

Ata kërkuan ndërhyrjen e Ambasadës spanjolle në Tiranë.

Pas sulmit, Kokëdhima, 51 vjeç, me pseudonimin “gladiator” nga fqinjët, u arrestua dhe është në paraburgim i akuzuar për kanosje, dëmtim të qëllimshëm dhe shkatërrim të pasurisë.

https://www.youtube.com/watch?v=6WyUyxR1w90