Valës më të fuqishme të nxehtësisë së kësaj vere në rajonin tonë po i vjen fundi, megjithatë duhet pritur deri sot pasdite vonë. Një front i ftohtë me origjinë nga Oqeani Atlantik përmes Evropës do të fillojë të depërtojë sot edhe në Gadishullin Ballkanik, duke freskuar motin dhe ulur temperaturat.
Gjatë depërtimit të frontit, priten procese të bujshme atmosferike me shtrëngata lokalisht të fuqishme shiu me breshër dhe kjo vjen si pasojë e temperaturave të larta dhe kontaktit me ajrin e ftohtë jostabil.
Sonte rrebeshe të fuqishme shiu do të përfshijnë shumë pjesë të Sllovenisë dhe Kroacisë, kurse gjatë natës rrebeshet e fuqishme të shiut me vetëtima dhe bubullimë do të avancojnë në drejtim të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Serbisë.
Fronti do të vijë edhe në Kosovë, Mal të Zi, dhe Maqedoni sot vonë pasdite duke shkaktuar destabilizim të fuqishëm të motit me rrebeshe shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.
Pas depërtimit të frontit priten ulje të theksuara të temperaturave dhe kjo do të jetë fundi i valës së fuqishme të nxehtësisë tropikale.
https://www.youtube.com/watch?v=xjaaxiGuCWQ
https://www.youtube.com/watch?v=vDSOIu9K1Rc
https://www.youtube.com/watch?v=FQqkmOH4ZZM
https://www.youtube.com/watch?v=xBBZ2hDlulI