Kreu i Autoritetit Saudit të Turizmit dhe Trashëgimisë, Ahmad al-Khatib, bëri njoftimin këtë javë gjatë një takimi të Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO) në Rusi.
Anëtarësimi i Arabisë Saudite në këshillin ekzekutiv të Organizatës për rajonin e Lindjes së Mesme u aprovua në fillim të këtij viti, dhe mbretëria ka siguruar fondin prej 1.7 milion dollarë për të financuar bashkëpunimin me organizatën e mbështetur nga KB, shkruan shtypi saudit, transmeton Tetova News.
“Arabia Saudite është krenare që është një nga vendet e para që ka punuar me organizatën në studimet paraprake për projektin e Matjes së Turizmit të Qëndrueshëm (MST)”, tha Khatib gjatë fjalimit të tij.
Tradicionalisht, shumica e vizitorëve në Arabinë Saudite kanë qenë myslimanë që vizitojnë vendin për të kryer ritin vjetor të Haxhit ose për udhëtime biznesi. Mbretëria nuk lëshoi viza vetëm për qëllime të turizmit. Vizat e tilla deri më tani janë lëshuar vetëm në baza intermitente, dhe vetëm për turne të grupeve të zgjedhura. Në të kaluarën, ka qenë veçanërisht e vështirë për gratë e reja beqare të vizitojnë mbretërinë.
Në fillim të këtij viti, Arabia Saudite ishte mikpritëse e një numri koncertesh dhe festivalesh, për të cilat dha viza speciale të turizmit. Artistë si Janet Jackson, Liam Payne dhe 50 Cent interpretuan në Jeddah.
Udhëtimet nga Emiratet e Bashkuara Arabe tek fqinji i saj më i madh janë caktuar të organizohen pasi të jepen vizat turistike, pasi dhjetëra destinacione fluturimesh me kosto të ulët ekzistojnë tashmë me Flydubai, Emirates , Etihad dhe Saudia ndër të tjera fluturimi drejt kryeqytetit Rijad për vetëm dy orë. Aktualisht, pjesa më e madhe e turizmit midis dy vendeve përbëhet nga turistë sauditë që udhëtojnë për në Dubai.
Vendet turistike përfshijnë qytetin spektakolar Nabatean city of Madein Saleh, qytetin port të Detit të Kuq Jeddah, stacionin historik hekurudhor Al Hejaz në Medina, Dir’aiyah, shtëpinë stërgjyshore të familjes Al Saud dhe Kalaë Mamsak, që ndodhet në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s . Me një sipërfaqe mbi dy milion kilometra katrorë, Arabia Saudite është një nga vendet më të mëdha në botë dhe deri tani më e madhja në Gadishullin Arabik./TetovaNews
Pamje nga Al `Ulá, Saudi Arabia: