Sot (19 shtator) rreth orës 10 e 10 minuta, në Sektorin për punë të brendshme Tetovë, është denoncuar se në rrugën për në fshatin Sushicë të Gostivarit, në veturën ,,Fiat Doblo,, me targa të Gostivarit, gjendet në person i vd*ekur.
Në vendin e denoncuar menjëherë janë dërguar pjestarët e policisë, të cilët pa shenja jete në veturë e kanë gjetur 74-vjeçarin C.B. nga Gostivari.
Prokurori Publik dhe ekipi nga Stacioni policorë Gostivar, kanë kryer inspektimin në vendin e ngjerjes, kurse trupi i pa jetë i personit C.B. në të cilin nuk ka pasur shenja dhune, është dorëzuar për autopsi.
Dje (18-shtator) rreth orës 22 e 45 minuta, në Stacionin policorë Tetovë, është arr*estuar 36-vjeçari T.M. nga fshati Bërvenicë e Tetovës, për arsye se rreth orës 20.00, ka drejtuar kë*rcënime ndaj bashkëshortes së tij N.M. 34-vjeçe, dhe vajzës së tyre mino*rene.
Merren masat dhe aktivitetet për zbardhjen e plotë të ratit.
Mbrëmë (18-shtator) rreth orës 22 e 15 minuta, në Sektorin për punë të brendshme-Tetovë, është denoncuar se gjysëm ore më herët, në fshatin Banjicë e Poshtme një vajzë 13-vjeçare është rrëz*uar nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë.
Gjatë rënies në pjesën e gjelbëruar të oborrit, vajza ka pësuar lëndime trupore, kështu që me anë të autoambulancës, është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murat,, në Gostivar, dhe pasi që ka marrë ndihmën mjekësore, është transferuar në Kompleksin e klinikave ,,Nënë Tereza,, në Shkup.
Inspektimn në vendin e ngjarjes, e ka kryer ekipi nga Stacioni Policor-Gostivar, punohet në zbardhjen e rastit.
Në rrugën regjionale Tetovë-Pirok, në fshatin Kamnjan të Tetovës, mbrëmë (18-shtator) rreth orës 23 e 40 minuta, vetura e tipit ,,BMW,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 23-vjeçari M.I. nga fshati Bogovinë e Tetovës, ka humbur kontrollin ndaj veturës, ka devijuar nga rruga.
Vozitësi dhe dy shoqëruesit nga i njëjti fshat, të cilët kanë qenë të moshave 17 dhe 18-vjeçe, kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, për t’ju ofruar ndihmë mjekësore.
Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes dhe punohet në përcaktimin e shkakut rrethanave dhe detaje tjera të këtij aksidenti në trafik.
Dje (18-shtator) rreth orës 16.00, në Sektorin për punë të brendshme-Tetovë, është denoncuar se është përhapur zjarr në një objekt hotelerik në rrugën ,,Iliria,, në Tetovë.
Zjarri është përhapur duke kapluar kulmin e objektit, pronë e 54-vjeçarit E.K. nga Tetova, ku gjithashtu janë dëmtuar edhe dy hapësira tjera në objekt.
Nuk ka pasur persona të lënduar dhe me intervenim të Njësitit territoial kundër zjarrit, zjarri është lokalizuar në tërësi.
Pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme-Tetovë, pardje (17-shtator) rreth orës 13.00, në rrugën malore në mes të fshatrave Dëbërcë dhe Leshnicë e Epërme të Tetovës, kanë ndaluar veturëm ,,Mitcubishi pajero,, pa targa të regjistrimit, të cilën e ka drejtuar 19-vjeçari C.A. nga fshati Zhelinë. Gjatë kontrollit është konstatuar se i njëjti ka transportuar dru për ngrohje, pa poseduar dokumentacionin e nevojshëm. I njëjti është privuar nga liria dhe mbajtur në Njësinë policore Grupçin, kurse vetura dhe drunjtë me vërtetim janë dorëzuar në Policinë Malore për procedurë të mëtutjeshme.
Në rajonin që mbulon Sekori për punë të brendshme-Tetovë, dje (18-shtator) në periudhën prej ora 08.00 deri ora 12.00, është realizuar aksion kontrollues për gjendjen teknike të automjeteve që kryejnë transport publik, në të shumtën e rasteve autobusëve. Në këto aktivitete gjithsej jan përfshirë 53- automjete (TE-33 dhe GV-20), me ç’rast tek 12 automjete janë konstatuar parregullsi teknike (TE-6 dhe GV-6), ku shtatë prej këtyre automjeteve (TE-6 dhe GV-1) kanë pasur teknikisht të parregullta pajisjet e ndalimit (frenat), dy vetura në Gostivar kanë pasur parregullsi në pajisjet e drejtimit, dhe dy automjete (TE-1 dhe GV-1) nuk i kanë pasur ose qenë me pajisje të pakompletuara dhe nuk kanë kryer egzaminim të jashtëzakonshëm teknik.
Shkeljet e zbuluara, janë sanksionuar me 12- fletpagesa të detyrueshme për kundërvajtje (TE-6 dhe GV-6) dhe dy kërkesa në Tetovë për vazhdimin e procedurës për kundërvajtje deri te gjykatësi përkatës. Krahas këtyre të gjitha automjetet teknikisht të parregullta menjëherë janë shkyçur nga trafiku.
Stacioni policor për siguri në komunikacion dhe rrugë-Tetovë, në dhjetë ditët e kaluara gjithsej janë zbuluar dhe në mënyrë ligjore janë sanksionuar 246 tejkalime të shpejtësisë jasht vendbanimeve dhe 66 tejkalime nëpër vendbanime.
Ajo që është më karakteristike, veçanërisht një fakt shqetësues, është se 47 shkelje janë me mbi 70 kilometra, kurse 150 shkelje me mbi 50 kilometra në orë dhe për këto tejkalime gjegjësishtë shkelje jan paraparë gjoba me vlerë prej 300 dhe 400 euro, në kundërvlerë të denarit, si dhe masa mbrojtëse ,,ndalesë,, për drejtim të automjetit në afat prej 3 deri më 12 muaj.
Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë konstatuar edhe 20 tejkalime të shpejtësisë nëpër vendbanime me më shum se 30 kilometra, dhe 46 tejkalime me mbi 10 deri 30 kilometra në orë, për të cilat janë paraparë gjoba me vlerë prej 45 euro në kundërvlerë të denarit.
Sektori për punë të brendshme-Tetovë, apelon deri tek vozitësit, që të përshtatin shpejtësinë dhe në tërësi të respektojnë regullat dhe dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me shpejtësin, kështu që edhe një herë informohen që kontrollet e shpejtësisë me intensitet të njejtë, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe se të gjithë shkelësit do të sanksionohen në mënyrë adekuate.
Pardjje (17-shtator) rreth orës 15.00, në atarin e fshatit Banjicë e Epërme, Pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, në bashkveprim me përfaqsuesit e Ndërmarjes publike ,,Pyjet nacionale,, dhe Policia malore, kanë ndaluar personat A.I. (47), A.Q. (43), M.S. (47) dhe K.B. (51), të gjithë nga ky fshat, të cilët në traktor kanë patir të ngarkuar dru për ngrohje, për të cilat nuk kanë poseduar asnjë lloj dokumentacioni.
Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes, katër personat nga Banjice e Epërme, janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin policor-Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, kurse traktori i ngarkuar me dru, janë dorëzuar Policisë malore.
Në udhëkryqin në mes të rrugës regjionale Tetovë- Vollkovi, me rrugën lokale për në fshatin Sedllarcë e Poshtme, pardje (17-shtator) rreth orës 09 e 30 minuta, vetura e tipit ,,Folkcvagen Polo,, me targa të Gostivarit, të cilën e ka drejtuar 70-vjeçari T.G. nga Gostivari, ka aksidentuar biçikletën ,,Trek,, të cilën e ka drejtuar 35-vjeçari Z.R. nga Tetova.
Çiklisti i lënduar, është dërguar në spitalin klinik të Tetovës, për ti ofruar ndihmë mjeksore.
Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes.
Gjatë aktiviteteve kontrolluese në komunikacion, të cilat janë realizuar dje (17-shtator), në rajonin më të gjërë të Tetovës, janë zbuluar gjithsej 91 shkelje, nga të cilat gati se gjysma (40) janë për tejkalim të shpejtësis së lejuar maksimale.
Krahas këtyre, janë zbuluar dhe në mënyrë adekuate janë sanksionuar edhe 28 veturat gabim të parkuara, 7 personat të cilët kanë drejtuar veturat para se të kalojnë provimin për patent shoferi si dhe shkelje tjera.
Shkeljet e konstatuara janë rrumbullaksuar me 19 fletpagesa për kundërvajtje, 62 fletpagesa të detyrueshme për kundërvajtje dhe me 10 vërejtje me shkrim.
VIDEO bonus: