Shtatë persona të moshës prej 17 vjeç deri në 38 vjeç janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë në aksin Tetovë – Bërvenicë. Aksidenti ka ndodhur gjatë përplasjes së dy automjeteve “BMW” dhe “Golf” rreth orës 23.
“Në automjetin Golf kanë qenë katër persona prej të cilëve tre janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në klinikat e Shkupit, ndërsa një nga ata është mbajtur në spitalin e Tetovës. Në automjetin BMW ka pasur tre persona dhe në aksidentin e trafikut i lënduar rëndë është vozitësi i cili po ashtu është dërguar në klinikat e Shkupit. Një bashkudhëtarë është ndalur për shërim në spitalin klinik të Tetovës dhe tjetri pas dhënies së ndihmës mjekësore është lëshuar për trajtim shtëpiak”, informojnë nga SPB Tetovë.
Gjatë mbrëmjes është bërë inspektim me qëllim që të zbulohet se si ka ndodhur aksidenti i trafikut.