Një grup kri*minal i dedikuar për vjedhjen e makinerive të ndërtimit u go*dit nga karabinierët në Fiorenzuola.
Grupi që kryente grabitjet në veri të Italisë, i eksportonte makineritë në Shqipërisë, ku ato përdoreshin për ndërtimin e rrugëve, siç shkruajnë mediat e vendit fqinj.
Operacioni i koduar “Digger” i koordinuar nga prokurori Matteo Centini, nisi nga një eskavator i ‘braktisur’ në Villanova nel Piacentino. Rasti u raportua nga një qytetar, i cili kishte vërejtur disa persona rreth makinerisë.
Policia zbuloi se mjeti ishte vjedhur në një kantier ndërtimi në Parma. Ekskavatori kishte një numër shasie të rreme dhe ishte fshehur për t’u marrë disa ditë më vonë për transferimin jashtë Italisë. Hetimi filloi në korrik 2018 dhe përfundoi pas gjashtë muajve.
Nga nëntë persona të vënë nën hetim, pesë kanë përfunduar në burg dhe dy janë vënë nën arrest shtëpiak.
Sipas hetuesve, drejtuesi i grupit ishte një shqiptar 47-vjeçar i cili me shokun e tij 35-vjeçar bënin inspektime në vend për të identifikuar mjetet për t’u vjedhur. Mediat italiane shkruajnë se drejtuesi kishte një biznes në Shqipëri.
Grupi kishte personat që kryenin vjedhjet, të tjerë që ndryshonin numrat e shasive dhe sipërmarrësit që lëshuan fatura false për shitje. Midis të arrestuarve, katër janë shqiptarë, dy nga Milano dhe një nga Emilia.
Krimet e pretenduara në mënyra të ndryshme janë vjedhje, pastrim parash dhe marrje e mallrave të vjedhura.
Gjashtë vjedhje janë konstatuar në vendet e ndërtimit në Italinë Veriore (Dalmine, Ridiamo, Tortona, tre në Fontevivo). “Ansa” shkruan se vlera e automjeteve të vjedhura ishte rreth dy milion euro.
https://youtu.be/i9KDdqMfSj0