Një microchip vetëm disa milimetra i gjatë po përhapet gjithmonë e më shumë në Suedi; ai vendoset poshtë lëkurës dhe përdoret për të zëvendësuar paratë kesh dhe kartat e kreditit.
Në kryeqytetin e vendit, Stokholm, pranohen vetëm karta krediti në 80% të dyqaneve, e madje kjo vlen edhe për taksitë e kioskat ambulante. Suedezët preferojnë shumë përdorimin e një aplikacioni që I lejon t`I kryejnë pagesat përmes telefonit.
Edhe bamirësia ka evoluar dhe sot bëhet vetëm me pagesë dixhitale.
E në një vend të tillë, ka nisur të eksperimentohet deri tani me sukses, zëvendësimi I kartave të kreditit dhe microchip-in e vendosur në lëkurë, i cili do t`ua lehtësonte akoma edhe më shumë punën atyre që preferojnë të mos lodhen duke numëruar paratë!