Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, ka zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar të administratës amerikanë për dialogun Kosovë-Serbi.
Fillimisht lajmi është publikuar në mediat amerikane, ndërsa edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, e konfirmoi përmes një postimi në Twitter.
Cufaj, duke e quajtur mik të tij ambasadorin Grenell, tha se ai do të bëjë një punë të shkëlqyer dhe se ka ardhur koha që Serbia të njohë Kosovën si shtet.
“Urime dhe shumë fat për Richard Grenell. Jam i sigurt se Ambasadori dhe miku im Richard Grenell do të bëj një punë të shkëlqyer. Ka ardhur koha që Serbia të njohë Kosovën dhe të arrihet një marrëveshje përfundimtare midis të dy vendeve që do të sjellë paqe dhe zhvillim në Ballkan”, tha Cufaj.