Kryeministri Edi Rama ka folur nga Novi Sad i Serbisë, për marrëdhëniet e tij me presidentin e ser, Aleksandër Vuçiç dhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.
Në një intervistë për Abcnews, Rama është shprehur se me Kurtin ka pasur komunikim të vazhdueshëm, por sipas tij, lideri i Vetëvendosjes bën politikë përmes marrëdhënieve personale dhe biseda që ata kanë shkëmbyer mes tyre.
“Unë me Albini kam pasur në vijimësi komunikim, kur s’kam qenë dakord ia kam thënë, kur s’ka qenë ma ka thënë, por ndryshe nga ai, unë nuk bëj politikë me marrëdhëniet personale dhe me bisedat që shkëmbejmë më njëri-tjetrin. Më vjen mirë që ai të marrë përgjegjësin e kryeministrit dhe t’i jap Kosovës energjinë dhe freskinë që kanë kërkuar prej tij ata që e kanë votuar”,-tha Rama.
Po ashtu, ai ka folur dhe për marrëdhëniet e tij me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, ku tha se ai e ka mirëkuptuar qëndrimin e tij për Kosovën. Rama tha se është i lënduar nga akuzat që i janë bërë nga politika e Kosovës.
Ai theksoi se në Kosovë e akuzojnë se mbështet korrigjimin e kufijve me Serbinë. Ai komentoi dhe deklaratën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u shpreh më herët se Rama i kishte bërë presion në Berlin që t’i hiqte taksën Serbisë. Kryeminstri tha se Haradinaj është gënjeshtar dhe se nuk ka bërë asnjë persion ndaj tij.
“Më kanë lënduar jo pak abuzimet, gënjeshtrat dhe shpifjet që janë bërë në adresën time me këtë marrëdhënie. Sepse kjo është një marrëdhënie e hapur dhe e drejtpërdrejtë dhe sigurisht është një marrëdhënie që asnjëherë nuk përjashton asnjëherë debatin e vazhdueshëm për të ardhmen e Kosovës. Absolutisht, mirëkuptimi me presidentin e Serbisë shtrihet dhe me faktin se ai ka mirëkuptuar se unë nuk mund të pushoj dhe nuk mund të ndryshoj qëndrim. Jam i lënduar që edhe figura të larta politike në Kosovë, se në Shqipëri këtë zakon kanë pasur gjithmonë. E kanë shënjestruar këtë marrëdhënie si një bazë për shpifje dhe gënjeshtra, sikur unë paskam qenë njeriu që kam promovuar ndarjen e Kosovës, sikur i paskam bërë presion ish-kryeministrit të Kosovës. Kjo gjë ka bërë që unë ta quaj publikisht siç e meriton, gënjeshtar”,-tha Rama
Rama, Zaev dhe Vuçiç zhvilluan një takim në kuadër të një marrëveshje e cila do të lehtësojë lëvizjen e mallrave dhe njerëzve në Shqipëri, Serbi dhe në Maqedoni të Veriut