Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela theksoi në emisionin në “Klik Plus” se partia që drejton ka planin B nëse vendi nuk do të marrë datën për negociata. Sipas Selës, BE duhet ta jap datën për qytetarët e Maqedonisë dhe jo për qeverinë aktuale, që nuk e meiton aspak. “Plani i opozitës janë zgjedhjet e parakohshme dhe ne e kemi kërkuar. Duhet sa më shpejt të bëjmë qeverinë e Përzhinës dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme në pranverë.
Sa më herët vendi të shkonte në zgjedhje dhe të binte ajo pjesë e regjimit, aq më afër do të ishim pranë BE-së.”, theksoi Sela. Sipas tij, zgjedhjet do ta cojnë në opozitë BDI-në dhe drejtësia do të ishte e [liruar nga ndikimet e deritanishme. I pyetur se opozita pse nuk ndërmerrë ndonjë aksion politik, kreu i ASH-së nënvizoi se partia që drejton vazhdimisht ka qenë në veprim politik duke propozuar dhe ndikuar me propozime dhe amendamente si[ ishte rasti me Ligjin për Prokurorinë, ku sipas tij, nuk janë përfillë propozimet e ASH-së për ruajtjen e Prokurorisë Speciale dhe për një prokuror nga BE-ja. Ai ka theksuar se gjatë gjithë periudhës ka kaluar me takime me struktura partiake ku janë diskutuar tema të ndryshme. “Kemi strategjinë tonë dhe platformën. Jemi duke ngjeshur radhët tona. Jemi duke u përgatitur që të dalim dhe ti japim ofertë qytetarit tonë.”, theksoi Sela.