Tërmeti i ditës së martë ka marrë deri në tani 51 jetë njerëzish si dhe ka lënë të lënduar mbi 900 persona.
Një 87 vjeçar në Shijak është shprehur se këto janë momentet më të vështira të jetës së tij.
“Në fshatin Likeshë 5 km në jug të Shijakut, takova Halit Subashin i cili më tha se në këto 87 vite jetë, kjo ishte situata më e rënde që po kalonte.
Megjithëse në çadër prej 3 ditësh më përcolli mirësi dhe durim për ta tejkaluar situatën ku ai dhe qindra banorë në njësinë administrative Gjepalaj ndodhen.
Në Gjepalaj 85 shtëpi të pabanuara dhe 190 të tjera me probleme. Ne do t’ja dalim të gjithë bashkë”, tha gazetari Muhamed Veliu.