Në kohën kur Evropa e admiron me lakmi teknolgjinë 5G të zhvilliar nga kinezët, gjegjësisht nga kompania e tyre Huawei, aziatikët kanë shkuar më larg, duke nisur zhvillimin e rrjetit më të përsosur, 6G.
Pekini tashmë i ka shpalosur planet për ta zhvilluar teknologjinë 6G me shpresën për ta forcuar dominimin e vet në lidhjet pa tel në të gjithë botën.
Ministria kineze e Shkencës dhe Teknologjisë i ka krijuar dy ekipe për ta zhvilluar rrjetin 6G, njëri nga disa agjenci qeveritare, ndërsa i dyti i me më shumë se 30 ekspertë nga universitete, qendra kërkimore dhe korporata të ndryshme.
Edhe pse planet e sakta mbi rrjetin 6G janë ende të paqarta, Pekini është i vendosur ta fitojë garën përballë një rivali të madh, SHBA-të.
Drejtori i Huawei, një nga liderët në revolucionin 5G, Ren Zhengfei, konfirmoi që kompania ka kohë që po punon në zhvillimin e rrjetit 6G, por që teknologjia do të arrijë vetëm pas dhjetë vjetësh.
Ndërkohë Qeveria amerikane po e akuzon Pekinin për përdorimin e kompanive si “Huawei” për spiunazh dhe po bën presion ndaj partnerëve evropianë që t’ua ndalojnë kompanive kineze rrjetet e tyre nacionale 5G.