Sulmuesi i Werder Bremenit, Milot Rashica, është një ndër futbollistët më në formë me origjinë shqiptare. Ai po shënon rregullisht me ekipin gjerman dhe emri i tij po lakohet dhe në merkato.
Lojtari ka folur për sajtin e klubit dhe në lidhje me golat nga distanca.
“Kam shënuar gola nga larg dhe më parë. E di që jam i aftë të dërgoj topin në rrjetë.
Më pëlqen të gjuaj nga larg. Pashë hapësirën dhe gjuajtja. Nëse nuk e provon, nuk do shënosh. Ndeshje pas ndeshjeje ndihem më mirë.
“Ishte e vështirë të qëndroja aq gjatë larg fushe. Po përmirësohem javë pas jave. Shpresoj të jem në gjendje të vazhdoj të përmirësohem”, – tha sulmuesi i Kosovës.