Ballina Bota “Gorbaçovi i Pakistanit duhet të ikë!” Kleriku radikal i opozitës i jep...

“Gorbaçovi i Pakistanit duhet të ikë!” Kleriku radikal i opozitës i jep kryeministrit 2 ditë për t’u dorëhequr (Videot)

Kleriku i linjës së ashpër, Maulana Fazlur Rehman, i ka paraqitur kryeministrit pakistanez Imran Khan një ultimatum dy-ditor, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe duke kërcënuar demonstrime të vazhdueshme kundër qeverisë Khan.

Duke iu drejtuar një turme të protestuesve antiqeveritarë në Islamabad të premten, Rehman deklaroi se ‘Gorbaçovi i Pakistanit duhet të ikë’, duke e quajtur Khran një tradhëtar dhe një kukull.

‘I japim dy ditë për të dhënë dorëheqjen, përndryshe, do vendosim vetë për të ardhmen.’ – tha ai.


‘Zgjedhjet e 25 korrikut ishin të manipuluara. Ne nuk i pranojmë rezultatet dhe as qeverinë që erdhi në pushtet pas atyre zgjedhjeve. Ne i dhamë kësaj qeverie një vit, por tani nuk mund t’i japim më kohë.’ – shtoi Rehman.

Vetë Khan duket se ka ruajtur qetësinë gjatë protestave deri më tani, duke u zotuar të mbajë demonstruesit e furnizuar me ushqim për sa kohë që ata do qëndrojnë në kryeqytet për të shprehur pakënaqësinë e tyre në mënyrë paqësore, por siguroi udhëheqësit e marshimit se veprimet e tyre nuk do të fitonin lëshime nga qeveria.