Ditën e sotme është krijuar kaos pranë Pallatit të Sportit “Ramazan Njala” në Durrës, ku qytetarët janë dyndur për të marrë ndihma, pas dëmeve të pësuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Qytetarë kanë pritur për orë të tëra në radhë për të marrë ndihma. Një qytetare tregoi në një prononcim për “BalkanWeb“, se është pajisur nga njësia bashkiake me një certifikatë për të marrë ndihmat.
Ajo thotë se ka mbetur jashtë sëbashku me vajzën e vogël dhe e kalojnë natën në lagje.
“Unë jam nga lagjja 13. Fëmija im ka 4 ditë në mëshirë të Zotit. Fle në mes të qiellit. Jashtë flemë. Njerëzit kanë ikur se kanë makina, unë nuk kam makinë. Unë dua ndihmë vetëm për vajzën, të ma ushqejnë, të ma veshin. Fëmijët e mi rrinë rrugëve. Jam me dokument nga njësia bashkiake, që duhet të marrë ndihmat”, tha banorja.
Siç e shihni dhe në pamjet e mëposhtme, situata duket mjaft e vështirë me njërëz që zihen me njëri-tjetrin.
https://youtu.be/_kEHavrc_fo