Ballina Top Lajm “Mirë se erdhe kampion!” Pamjet, kjo është mikpritja që iu bë Alvin...

“Mirë se erdhe kampion!” Pamjet, kjo është mikpritja që iu bë Alvin Berishës nga fqinjët

Është kthyer në një ngjarje të ditës edhe në Itali kthimi i Alvin Berishës, 11-vjeçarit të mbetur vetëm në kampin Al Haël të Sirisë. Mëngjesin e së premtes ai mbërriti në aeroportin e Fiumicino të Romës ku e priste babai dhe 2 motrat.

Pas kryerjes së procedurave ai është nisur në shtëpinë e tij në qytezën e Barzago në provincën e Lecco në veri të Italisë. Në hyrje të saj ishte varur prej mëngjesit një banderolë ku shkruhej “Mirë se u ktheve kampion”, citon lapsi.al. Alvin ka mbërritur aty pasdite vonë. Ai jetoi larg familjes për 5 vite duke përjetuar dramën e luftës në Siri.

Aty e çoi nëna e tij e frymëzuar nga ISIS në dhjetor të 2014-ës me qëllim që ta strëviste si luftëtar. Në hyrje të shtëpisë kishin dalë shumë njerëz që e kanë duartrokitur kthimin e 11-vjeçarit në shtëpi. Të afërm, miq dhe komshinj kanë dalë ta prisnin Alvinin i cili buzëqeshte gjatë gjithë kohës. Gati për një jetë të re në krah të familjes dhe babait këmbëngulës që ia arriti ta sjellë në shtëpi.

https://youtu.be/WZ6cIE__0T8