Presidenti, Stevo Pendarovski prej sot e deri më 13 nëntor do të qëndrojë në Francë, ku do të marrë pjesë në Marrëveshjen paqësore të Parisit, ndërkaq nesër, do të ketë takim me presidentin francez, Emanuel Makron.
Pendarovski do të ketë mundësi që drejtpërdrejtë nga shefi i shtetit francez t’i dëgjojë qëndrimet e Francës për zgjerimin dhe për metodologjinë e re të negociimit.
“Fituam mundësi jashtëzakonisht të mirë si shtet të marrim pjesë në Konferencën paqësore të Parisit dhe t’i ekspozojmë argumentet e të dyja palëve dhe t’i dëgjojmë motivet e presidentit francez”, tha Pendarovski javën e kaluar në deklaratë për mediumet.
Paralajmëroi se para Makronit do ta përsërisë pozitën se eurointegrimi i Maqedonisë së veriut nuk ka alternativë dhe se vendi është i gatshëm të vazhdojë në atë rrugë, pavarësisht nëse kjo do të jetë sipas metodologjisë së deritanishme apo të re të cilën e komploton Franca.
“Nga ana jonë, unë kam ndër mend të them se pozita jonë është, se nuk kemi kurfarë rezerve ndaj metodologjisë së re të paralajmëruar. Le të jetë edhe pesëfish më e fuqishme. Ne jemi të gatshëm të hyjmë në lloj të tillë të negociatave dhe nuk kemi fare rezerva ndaj reversibilitetit eventual të procesit”, deklaroi Pendarovski.
Theksoi se reformat nuk i bëjmë për byrokratët evropianë, por për qytetarët tanë dhe ndryshimi i emrit nuk është aseti ynë i vetëm.
“Lirisht mund të na kthejnë prapa sa të duan, por me rëndësi është të fillojmë sepse me të vërtetë reflektuam në gjithçka që ishte kërkuar prej nesh gjatë periudhës së kaluar”, deklaroi Pendarovski.
Të mos ketë iluzione, kërkoi Pendarovski, se mund të ekzistojë dikush në botë që do të shkojë dhe do ta bindë presidentin francez të na japë datë për negociata.
“Ne jemi shtet i vogël, kemi argumente të fuqishme të cilat do të thuhen në atë takim, megjithatë të mos shkojmë me pritje tejet të mëdha, sepse as Amerika, as Gjermania, askush asnjëherë nuk mund ta bindë presidentin e Francës”, deklaroi Pendarovski.
Shefi i shtetit, megjithatë, pret në periudhën në vijim të marrim sinjal më të fuqishëm nëse së shpejti do të mund të ndryshohet epilogu mjaft i pavolitshëm nga samiti i fundit evropian, para së gjithash Franca, e cila ishte kundër fillimit të negociatave inkaudruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Pendarovski, krahas takimit me presidentin Makron, nesër do të ketë edhe fjalim në forum, ku do të marrin pjesë mbi 30 shefa të shteteve dhe qeverive.
https://youtu.be/GNxVuChXS0M
https://youtu.be/KbfcLCf1nYM