Roma vazhdoi ecurinë pozitive edhe këtë javë në Serie A, duke mposhtur lehtësisht 3-0 në “Olimpico” Brescia-n.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa me nisjen e pjesës së dytë, verdhekuqtë vulosën gjithçka brenda 19 minutave duke shënuar 3 gola të shpejtë. Fillimisht realizoi Smalling, dyfishoi Mancini, ndërsa rezultatin e vulosi Dzeko.
Emanuele Ndoji, futbollisti i Kombëtares shqiptare, ishte në formacionin e Brescia-s në këtë takim, duke patur edhe një mundësi të mirë shënimi në pjesën e parë, por goditja e lëshuar nga distanca nuk përfundoi në rrjetë.
Në ndeshjet e tjera të kësaj të diele në Serie A, Lazio fitoi 1-2 në transfertë ndaj Sassuolos, ndërsa Verona fitoi minimalisht 1-0 ndaj Fiorentinës. Kumbulla nuk u aktivizua pasi vazhdon të jetë i dëmtuar.