Hotel “Vila Palma” në Durrës është shembur nga tërmeti 6.4 ballë që goditi qytetin e Durrësit orët e para të mëngjesi të sotëm. Në godinë kanë qenë disa persona, mes dy kryefamiljarët, njëkohësisht pronarë të biznesit, Arban Qato e Dëshira Qato si dhe djali i tyre, Klajdi Qato, 25 vjeç.
Nga hoteli është nxjerrë me shenja jete vetëm zonja e shtëpisë Dëshira Qato. Më pas u nxorën dy trupa të pajetë, identiteti i të cilëve ende nuk dihet. Fati i djalit 25-vjeçar, Klajdi Qato dhe babait të tij, Arben Qato, nuk dihet. Dëshira Qato është shefja e Urbanistikës së Kavajës.
MAPO sjell me foto pasojat shkatërrimtare të tërmetit, i cili ka rrënuar totalisht ndërtesën e hotelit.