Gazetari polak, Witold Szabłowski pas një pune hulumtuese disa vjeçare sjell një libër mjaft interesant që i kushtohet ushqimit të diktatorëve në pesë kontinente.
Libri titullohet “Si të ushqesh një diktator” dhe gazetari ka mundur të gjejë pesë persona, secili me një histori të jashtëzakonshme ku tregojnë sesi gatuanin për Saddam Hussein-in, Idi Amin, Enver Hoxhën, Fidel Castro-n dhe Pol Pot-in.
Këta pesë persona zbulojnë sesi gatuanin pjatat e preferuara të diktatorëve të tyre. Çfarë hante Pol Pot kur dy milionë kamboxhianë ishin duke vdekur nga uria? A hante vërtetë mish njeriu Idi Amin? Dhe pse ishte aq i fiksuar vetëm me mishin e një lloj lope Fidel Castro?
Libri është botuar në Poloni shtatorin e këtij viti ndërsa në versionin anglisht ai pritet të publikohet në prill të vitit 2020.
Më poshtë një episod mjaft interesant që rrëfen në libër kuzhinieri i Saddam Hussein
Një ditë, Presidenti Saddam Hussein ftoi disa miq në varkën e tij. Ai mori me vete disa truproja, sekretarin e tij dhe mua, kuzhinierin e tij personal dhe u nisëm në një lundrim poshtë lumit Tigris. Ishte ngrohtë, një nga mbrëmjet e para të pranverës për atë vit. Në kohën kur nuk ishim në luftë me askënd, të gjithë ishin në humor të mirë, dhe Salim, një nga truprojat, më tha: “Abu Ali, ulu, e ke pushim ditën e sotme. Presidenti thotë se ai do të gatuajë për të gjithë. Ai do të bëjë kofta për të gjithë ne”.
Nje dite pushim . .. Buzëqeshja, sepse e dija se në shërbimin e Sadamit nuk ekzistonte një fjalë e tillë. Dhe meqënëse ishin koftas, unë fillova të përgatisja gjithçka për “barbecue-n”. Griva mishin e viçit dhe të qengjit dhe i përzieja me domaten, qepën dhe majdanozin. Pastaj i vendosa në frigorifer në mënyrë që të ishte sa më mirë i marinuar për më vonë.
Përgatita një tas për të larë duart, ndeza zjarrin, poqa ca fokaçe dhe bëra një sallatë me domate dhe kastraveca. Vetëm atëherë u ula.
Në Irak, çdo njeri mendon se di të bëjë barbecue me mish. Ai do ta bëjë këtë edhe nëse nuk e ka haberin fare. E njëjta gjë ishte dhe për Sadamin. Njerëzit i hanin shpesh shpesh gjërat që ai gatuante nga mirësjellja. Në fund të fundit, nuk mund t’i thuash presidentit që nuk të pëlqen ushqimi që ai ka gatuar.
Nuk më pëlqeu kur ai shkoi të gatuante, por mendova me vete. Është e pamundur të mos bësh dot koftas. Në fund të fundit, duhet thjesht mishin ta vendosësh në zgarë, ta kthesh nga ana tjetër dhe ja. U bënë.
Varka u nis. Sadami dhe miqtë e tij hapën një shishe uiski dhe Salim hyri në kuzhinë për të marrë mish dhe sallatë.
U ula dhe prita për të parë se çfarë do të ndodhte.
Gjysmë ore më vonë, Salimi u kthye duke mbajtur një pjatë koftash. “Presidenti bëri disa edhe për ju”, më tha ai. Unë e falënderova dhe i thashë se ishte shumë e sjellshme nga ana e tij që kishte menduar edhe për mua. Mora pak mish dhe e mbështolla me një copë fokaçe.
“Ujë, shpejt, ujë!”
Piva me shpejtësi një gotë ujë, por kjo nuk më ndihmoi fare.
“Më shumë ujë!”, bërtita.
Nuk isha fare mirë. PO digjesha i tëri. Nofullat dhe fyti im përvëlonin aq sa nga sytë më dilnin lot.
U tmerrova. Helmim?, mendova. Po pse? Për çfarë? Apo dikush ishte përpjekur të helmone Sadamin dhe e hëngra unë?
Ujë akoma!
A jam akoma gjallë?
Më shumë ujë.
Unë jam ende gjallë . . . Pra, nuk është helm.
M’u desh një çerek ore e mirë për të hequr aromën pikante nga goja.
Ky ishte takimi im i parë me salcën Tabasco.
Sadamit ia kishte dhënë dhuratë dikush salcën dhe meqë vetë nuk i pëlqente ushqimi shumë pikant, vendosi të bëntë shaka duke ua dhënë miqve dhe stafit të tij.
Në varkë të gjithë po vraponin përreth duke u shpëlarë me ujë, ndërsa Sadami rrintë ulur dhe po qeshte, informon dritare.net.
Njëzet minuta më vonë, Salim u kthye për të më pyetur nëse më pëlqeu ushqimi. Unë isha mjaft i acaruar ndaj i thashtë: “Nëse unë do ta kisha prishur mishin kështu, Saddami do të më kishte qëlluar me shkelma në prapanicë dhe do të më kërkonte ta paguaja atë”.
Saddam e bëntë këtë ndonjëherë. Më kërkonte të paguaja kur nuk i pëlqente ushqimi.
Por unë nuk prisja që Salimi të shkonte t’ia thoshte këto fjalë presidentit.
Ai i përsëriti fjalët e mia para gjithë miqëve të Sadamit.
Sadami e dërgoi Salimin të më thërriste të shkoja atje.
U tmerrova. Nuk kisha asnjë ide sesi do të reagonte ai. Asnjë nuk guxonte ta kritikonte atë, aq më pak një kuzhinier.
Shkova atje, i acaruar me Salimin që kishtë përsëritur fjalë për fjalë atë që unë i thashë.
“Dëgjova se nuk i pëlqyet koftas që bëra unë”, foli me një ton serioz Sadami.
Në atë moment nisa të dridhesha. Mendova për familjen time, ku ishte gruaja ime. A kishin dalë fëmijët nga shkolla. Nuk e dija ç’mund të më ndodhte, por prisja gjithçka ,informon dritare.net.
Nga ana tjetër, nuk mund të thoja që ushqimi ishte i mirë, pasi do të kuptohej menjëherë që gënjeja.
“Nuk ju pëlqyen”, përsëriti Sadami, ndërsa unë heshtja.
Pastaj befas ai filloi të qeshte me të madhe. Vijonte të qeshte pa pushim. Kështu bënë dhe gjithë njerëzit që ishin në tavolinë me të.
Saddam nxori pesëdhjetë dinarë, ia dorëzoi Salimit dhe tha: “Keni të drejtë, Abu Ali. Ishin shumë pikante. Po ju jap paratë për mishin çuar dëm. Do t’ju gatuaj edhe disa kofta të tjera, por pa salcë këtë herë. A do të të pëlqente?
I thash, po.
Kështu ai gatoi disa koftas pa salcë pikante. Këtë herë ato ishin shumë të mira, por siç e thashë është e pamundur t’i prishësh koftas./ Burimi:Przekroj/ J.H, dritare.net