Ballina Aktualitet Lajme Tërmeti më i fortë prej dekadash, mediat e huaja jehonë situatës në...

Tërmeti më i fortë prej dekadash, mediat e huaja jehonë situatës në Shqipëri

Tërmeti i fortë që go*diti Shqipërinë në orët e para të mëngjesit është pasqyruar gjërësisht dhe në mediat e huaja të cilat e kanë cilësuar si tërmetin më të fortë prej dekadash…

“Tërmeti më i fortë prej dekadash trondit Shqipërinë, vikt*ima, të plag*osur, të zhdukur dhe dëme të shumta materiale dhe pa*nik tek qytetarët..”

https://youtu.be/ilWtYDIPXyM

Janë këto termat më të përdorura nga mediat e huaja të cilat i kanë dhënë jehonë të madhe tërmetit që goditi vendin tonë.

Mediat italiane raportojnë se lëkundjet janë ndjerë dhe në territorin e Italisë, në Pulia dhe Bazilikatë ndërsa Reuters, Daily Mail, Asociated Press e shumë të tjera konfirmojnë vikt*imat, dhe më shumë se 100 të pla*gosur.

Goditja më e fortë ishte me magnitudë 6.5, 34 kilometra në veri perëndim të Tiranës dhe u shënua në 03.54, me epiqendër në Durrës.

Në shumë zona ëshët ndërprerë energjia elektrike, ndërsa forcat e ushtrisë kanë gërmuar në gërmadhat e ndërtesave të shembura me shpresën për të gjetur të mbijetuar.

Personat që kanë kërkuar ndihmë mjekësore kryesisht kishin fraktura dhe ndrydhje.

https://youtu.be/MG2oZNA1b4o