Ballina Top Lajm Tërmeti me magnitutë 6.4 shkundi Shqipërinë, ndjehet edhe në Maqedoni e Kosovë...

Tërmeti me magnitutë 6.4 shkundi Shqipërinë, ndjehet edhe në Maqedoni e Kosovë (VIDEO)

Tërmetet me epiqendër Shqipërinë janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë. Më i fundit ka ndodhur në ora 3.54. Banorët thonë se kanë ndjerë lëkundje të forta që kanë zgjatur disa minuta, raporton Portalb.mk.

Tërmeti ishte me shkallë 6.3 sipas Rihterit, me thellësi prej 10 kilometrash dhe epiqendër ka pasur qytetin e Durrësit. Ende nuk dihet a ka viktima. Sipas Dritare.net ka shumë gjasa që të ketë dëme materiale.

https://youtu.be/ilWtYDIPXyM


Top Channel bën me dije se në qytetin e Durrësit ka dëme të shumta. Një pallat është dëmtime të mëdha dhe disa persona kanë ngelur brenda. Durrësi është pa drita.

https://youtu.be/MG2oZNA1b4o

https://youtu.be/hSugLdiKguQ